Seria: Fundi plot mistere i njerezve te medhenj
Data e vdekjes: 22 nëntor 1963 Mosha: 46 vjeç
Vendi i vdekjes: Dallas, Teksas
E kemi ende para syve atë pamje të tmerrshme: John F. Kennedy që u vra hipur mbi një makinë e cila po përshkonte rrugët e Dallasit. Lee Harvey Oswald u arrestua për vrasjen, por më pas u vra edhe ai vetë, përpara s etë merrej në pyetje, nga dora e Jack Ruby. Komisioni Warren, që kreu investigimin në vitin 1964 konkludoi se Oswald kishte vepruar i vetëm dhe që ishin tre të shtëna, ku plumbi i parë nuk e kish goditur shënjestrën, ndërsa i dyti kishte goditur presidentin në kokë. Duket se plumbi i tretë i kishte hyrë në shpinë, kish kaluar në qafë dhe kish dalë nga fyti, përpara se të përfundonte në shpinën e Guvernatorit të Teksasit, e përpara se të gjendej në një barrelë në spital. Eshtë i ashtuquajturi “plumbi magjik” që ka bërë aq shumë të debatojnë ata që nuk besojnë në teorinë e vrasësit të vetmuar. Në vitin 1979 një komision i krijuar posaçërisht për të hetuar për rastin konkludoi se mund të thuhet që Kennedy ka qenë ndoshta viktimë e një komploti. Mafia ishte mes të dyshuarve kryesorë, duke qenë se mendohet që Kennedy e kish përdorur për të fituar zgjedhjet presidenciale në 1960, për t’i kthyer pastaj shpinën sapo kish arritur objektivin. U përmend edhe një emër: kryemafiozi i njohur Johnny Roselli mendohej se ishte truri i atentatit. Ky version ka gjetur konsensus edhe mes më skeptikëve.
Në fakt, dëshira për të gjetur një zgjidhje përfundimtare për këtë cështje shtyu një numër gjithnjë e më të madh historianësh që të mbështesin teorinë e komplotit mafioz. Skeptikët më të mëdhenj janë vetëm ata që thonë se duan të bazohen vetëm në prova të sigurta, por e dimë që është shumë e vështirë që një mafioz të lërë rrëfime me shkrim.
Pavarësisht dyshimeve të shumtë, ata që besojnë në këtë teori komploti bazohen në katër pika kyçe: prova e filmimit të xhiruar nga Abraham Zapruder, ku shihet koka e Kennedy që shkon pas, sikur goditja të jetë ballore; pamundësia e teorisë së “plumbit magjik”; vrasja e një personazhi tashmë telashendjellës si Oswald nga dora e një pjesëtari të malavitës i lidhur me mafian si dhe rrethanat e çuditshme të vdekjes së 21 dëshmitarëve të vrasjes në tre vitet pas atentatit. /Bota.al