“Tani, unë do të ta tregoj përgjigjen e pyetjes time. Partia e kërkon pushtetin tërësisht vetëm për interesin e vet. Ne nuk jemi të interesuar për të mirën e të tjerëve; ne jemi të interesuar vetëm në pushtet, pushtet të pastërt. Ajo çka do të thotë pushtet i pastërt do ta kuptosh së shpejti.
Ne jemi ndryshe nga Oligarkët e së kaluarës, sepse ne e dijm çka jemi duke bërë. Të gjithë të tjerët, madje edhe ato që ngjanin me veten tonë, kanë qenë frikacakë dhe hipokritë. Nazistët Gjerman dhe Komunistët Rusë kanë qenë shumë afër nesh me metodat e tyre, por ata kurrë nuk e patën guximin ti njohin motivet e tyre. Ata pretenduan, madje ndoshta edhe kanë besuar, se ata e kanë mbërthyer pushtetin pa dëshirë dhe për një kohë të kufizuar dhe se aty mbrapa qoshit shtrihet një parajsë në të cilën qëniet njerëzore do të jenë të lira dhe të barabarta.
Ne nuk jemi ashtu. Ne e dijm se kurrë askush nuk e mbërthen pushtetin me qëllimin që të tërhiqet prej tij. Pushteti nuk është mjet; pushteti është qëllim. Ata nuk e vendosin diktaturën për mbrojtur revolucionin. Ata e bëjnë revolucionin për ta vendosur diktaturën.