Projekti 71 milionë dollarë, për turizmin i mbështetur nga Banka Botërore dhe i shtrirë në katër bashki, duket se ka avancuar në disa komponentë të tij ndërkohë që në disa të tjerë çështjet kanë mbetur pezull. Në raportin e fundit të rishikimit të bërë nga kjo bankë nënvizohet se rrugët e aksesit për këmbësorët që të çojnë në kalanë e Beratit kanë përfunduar ndërkohe që ajo e aksesit të mjeteve ka mbetur pezull në qeveri për shkak se nuk është miratuar shpronësimi. I njëjti dokument bën me dije se ka përfunduar dokumenti i konsulencës për përmirësimin e siteve turistike si Nartë-Zvërnec dhe në banjat termale të Bënjës.
“Kontratat e punimeve (përmirësim i infrastrukturës urbane) siç është kalldrëmi për këmbësorët që mundëson aksesin në kështjellë në Berat dhe ndriçimi i rrugëve në Përmet u kompletuan në vjeshtë të 2018-ës. Një tjetër kontratë punimesh për rehabilitimin e shkallëve në qendër të qytetit në Sarandë pritet që të përfundojë së shpejti. Punimet për rehabilitimin e kalldrëmeve në Pazarin e Gjirokastrës u nisën në vjeshtë të 2018. Ka pasur disa vonesa në nisjen e punimeve në rrugën e makinave për akseisn në kështjellën e Beratit (tenderi është përfunduar) për shkak të vonesave në shpronësimet që kanë mbetur pezull për aprovim në Këshillin e Ministrave për të cilën ekipi zbatues po ndjek nga afër procesin me klientin për të përshpejtuar situatëb. Të treja konsulencat për përmirësimin e integruar urban janë mobilizuar: konsulenca për Përmetin dhe Beratin kanë avancuar mjaft mirë kurse konsulenca për Sarandën dhe Gjirokaastrën janë në fazën e fillimit. Konsulencat për përmirësimin e siteve turistike (Zvërnec-Nartë dhe banjat termale të Bënjës) kanë nisur” thuhet në raport.
Banka bën me dije se konsulentët e kërkimit të tregut kanë shpërndarë raportin final të kërkimit dhe Zhvillimit të produktit turistik si dhe strategjisë së tregut për Shqipërinë e Jugut në katër bashkitë e zgjedhura. Pajisjet për mbetjet e ngurta për stacionin e Himarës tashmë janë dërguar.
Projekti për Zhvillimin e Integruar Turistik dhe Urban i mbështetur nga BB u bë efektiv në vitin 2017 dhe mbështet katër bashki si Gjirokastra, Përmeti, Berati dhe Saranda në disa aspekte.