Bardhi: Po nuk pastruam shtetin nga krimi do jemi më larg BE-së

Aktualitet Kryesore Politikë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Dmokratike, Gazment Bardhi, nëpërmjet një statusi në Facebook, shkruan se Shqipëria ka nevojë jetike të pastrohet nga krimi dhe korrupsioni i Edi Ramës dhe bandës së tij në bashki dhe qeveri. Sipas sekretarit të PD-së, as informaliteti nuk po luftohet, përsa kohë nuk preken oligarkët e oborrit të familjes së Ramës.

Statusi i plotë i Gazment Bardhit

Shqipëria ka nevojë jetike të pastrohet nga krimi dhe korrupsioni i Edi Ramës dhe bandës së tij në bashki dhe qeveri. ? Janë këta që nuk lënë biznesin dhe qytetarët të marrin frymë, që pengojnë turizmin, që po varfërojnë dhe po zbrasin vendin. E kundërta është propagandë kundër interesit publik. As informaliteti nuk po luftohet, përsa kohë nuk preken oligarkët e oborrit të familjes së Ramës, as jeta në qytete nuk do të bëhet më e mirë pse kryeministri sillet si pastrues gjatë ditëve të tij të pushimit. Që t’i shërbejmë Shqipërisë, ne duhet të pastrojmë zyrat e shtetit nga të korruptuarit dhe nga veglat e krimit. Nëse nuk e bëjmë këtë, do të jemi më të varfër, më keq, më të izoluar. Askush nuk do të na pranojë në Europë. ????

Share: