Arrestohet nga policia një person i dënuar me burgim të përjetshëm. Informacinet bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Tesi Basho, i cili rezulton të jetë arratisur nga burgu në Itali.
Burimet thanë se operacioni për arrestimin e Bashos u krye në Selenicë të Vlorës.
Tesi Basho, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, së bashku me dy të dënuar të tjerë, gjithashtu shqiptarë, u arratisën nga burgu në Itali ku vuanin dënimin mbrëmjen e 26 tetorit 2016. Mediat italiane e cilësuan asokohe spektakolare arratisjen e tre shqiptarëve të cilët përdorën çarçafë për të dalë nga qelia.
Më datë 24.01.2008, ky shtetas ka vrarë me armë zjarri dy shtetase që ushtronin prostitucion në qytetin e Torinos, Itali, njërën prej të cilave e shfrytëzonte ky shtetas për prostitucion.