Frymëmarrje për Italinë, rritet numri i të shëruarve, jetët e humbura janë 464

Aktualitet Kryesore Rajon/Botë Sociale

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 464 viktima nga Covid-19, në Itali duke e çuar në 25,549 numrin total të vdekjeve.

Ndërkohë janë regjistruar 2,646 raste të reja dhe numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 189,973.

Lajm i mirë është se ka patur një numër rekord të shëruarish, 3,033 më shumë se dita e djeshme.

Në terapi intensive ndodhen 117 pacientë më pak.

Deri më tani në Itali janë kryer 1,579,909 tampone.

Share: