10 shtetet me morbiditet më akut prej koronavirusit dhe Ballkani

Analizë Opinion

Nga Eduard Zaloshnja

Shumë krahasime ndërshtetërore bëhen në media kudo në botë, në lidhje me shkallën e infeksionit nga koronavirusi aktual. Por ato bazohen në të dhënat mbi rastet e konfirmuara në çdo vend, të cilat, nga ana e tyre, varen nga shkalla e ekstensivitetit të testimit. Sa më ekstensiv të jetë testimi, aq më shumë raste të infektuarish (me simptoma të rënda, të lehta, apo pa simptoma) kapen nga sistemi shëndetësor.  Fjala vjen, në qoftë se kryhen 128 teste për 1 mijë banorë (si në Ishujt Faroe), apo 126 teste për 1 mijë banorë (si në Islandë), apo 80 teste për 1 mijë banorë (si në Emiratet e Bashkuara Arabe), probabiliteti që të konfirmohen raste pozitive është më i madh se sa në SHBA, ku janë kryer deri më sot vetëm 12 teste për 1 mijë banorë.

Ndërkohë, numri i të sëmurëve rëndë/kritikë (që trajtohen me respirator/intubim) nuk varet nga ekspansiviteti i testimit. Kush ka nevojë për respirator/intubim dërgohet urgjent në spital dhe evidentohet/raportohet  si nga organet shtetërore, ashtu edhe nga ato mediatike. Si rrjedhojë, krahasimet ndërshtetërore të këtyre rsteve të rënda kanë vlerë statistikore, për të analizuar shkallën e morbiditetit të COVID-19 në vende të ndryshme.

Për datën 21 prill,  listën e vendeve me morbiditet aktual akut (të sëmurë rëndë/kritikë) nga COVID-19 e kryeson Spanja, që ka sot 165 pacientë në respirator/intubim për milion banorë. Në vendin e 10-të ndodhet  SHBA, me 42 pacientë në respirator/intubim për milion banorë (shtetet mikroskopike si San Marino, Vatikani etj. nuk janë përfshirë në këtë renditje).

Në Ballkan, listën e morbiditetit aktual akut e kryeson Rumania, që ka sot 12.7 pacientë në respirator/intubim për milion banorë. Shqipëria ka shkallën më të ulët të morbiditetit aktual akut në Ballkan (përveç Bosnjës), me 3.5  pacientë në respirator/intubim për milion banorë (shihni tabelen shoqeruese).

Share: