Izolimi nga koronavirusi: Si mund t’i heqim kufizimet?

Aktualitet Kryesore Rajon/Botë Sociale

Kur mund ta shoh familjen time?  Kur mund të dal me shoqërinë?

Kur mund të iki me pushime?  Apo edhe kur do të kthehemi në punë?

Kur mund të kthehen fëmijët në shkollë?

Bllokimet kanë qenë thelbësore për të frenuar përhapjen e koronavirusit, por ato po shkaktojnë ndërprerje të mëdha dhe shqetësime për jetën në të gjithë botën.

Atëherë, kur mund të hiqen?

Ka vendime të rëndësishme për qeveritë që duhet t’i ndërmarrin – kur të veprojnë, cilat kufizime duhen hequr, si të përmbahet virusi në vend dhe si të ekuilibrojnë jetët e sotme me dëmet afatgjata në shoqëri.

Ky do të jetë një udhëtim i gjatë – mos mendoni se do të përfundojë brenda disa javësh.

Ne nuk mund ta heqim izolimin edhe nëse rastet reduktohen në nivele shumë të ulta. Nëse thjesht e heqim bllokimin, atëherë një shpërthim tjetër i virusit është i pashmangshëm. Bazat e virusit nuk kanë ndryshuar pasi një person i infektuar, do t’ia kalojë mesatarisht tre të tjerëve.

Pse nuk bëjmë më shumë testime?

Rritja e testimeve për virusin lejon një strategji të quajtur “kërko dhe shkatërro”.

Ti identifikon rastet. Teston këdo me të cilët ata kanë rënë në kontakt. Dhe i izolon përpara se të bëhen infektues.

Bëje këtë me sukses dhe kjo do të zvogëlojë aftësinë e virusit për t’u përhapur, dhe do të thotë që nuk kemi nevojë për shumë kufizime në jetën e përditshme.

Për momentin ju nevojitet, mesatarisht, një ulje prej 60-70% në ndërveprimet shoqërore për të ndaluar rritjen e shpërthimit.

Por edhe testimet masive nuk janë “normalja e re”.

Ju do të keni nevojë për masa të tjera për të mbajtur nën kontroll sëmundjen dhe këto do të duhej të mbahen në fuqi për një kohë të gjatë pasi bazat (një virus që përhapet dhe një popullatë e prekshme) nuk do të ndryshonin.

Por sikur të mbrojmë ato që janë më shumë në rrezik ?

Në vend që të përpiqeni të shtypni koronavirusin në çdo segment të shoqërisë, mund të synoni ta ndaloni plotësisht për ata që janë më në rrezik.

Mosha dhe pasja e sëmundjeve të tjera rrisin rrezikun që prekja nga Covid-19 të jetë fatale.

Ky bllokim parandalon mbingarkimin e sistemit shëndetësor dhe kujdesit intensiv, por sigurimi që grupet e prekshme të mos infektohen mund të arrijnë të njëjtin qëllim, edhe nëse rastet e përhapjes më gjerësisht tek të rinjtë dhe të shëndetshmit.

Cilat nga masat e izolimit mund të hiqen?

Të vendosësh se cilat masa mund të hiqen është një akt i vështirë ekuilibrimi. Do të duhet të jetë një kombinim i përfitimeve për shoqërinë dhe ekonominë, kundrejt ndikimit në përhapjen e virusit. Prof. Neil Ferguson, nga Imperial College London, thotë: “Ne na duhet të gjejmë një koleksion politikash që mban të shtypur këtë virus.

Pasaportat e imunitetit?

Nëse keni qenë sëmurë, keni  antitrupa dhe nëse keni antitrupa që mund të vrasin virusin, atëherë mund të vazhdoni me jetën tuaj të përditshme.

Sidoqoftë, ekzistojnë një sërë sfidash shkencore.

Ne nuk kemi një test të saktë të antitrupave. Ne nuk e dimë se sa mund të zgjasë imuniteti. Dhe ne nuk e dimë që edhe nëse antitrupat ju ndalojnë të sëmureni, nuk dimë nëse ato janë të mjaftueshme për të mos ju lejuar ta përhapni virusin te të tjerët.

Çfarë mund të ndryshojë ekuilibrat?

Gjëja më e madhe që mund të vijë në ndihmë  është një vaksinë – nëse njerëzit do ishin të imunizuar, atëherë nuk do të kishte nevojë për ndonjë masë sociale distancuese. Mendohet se vaksina mund të jetë më shumë se një vit larg.

Nëse një vaksinë nuk krijohet (njerëzit janë shpresëplotë, por kërkon zhvillim me shpejtësi të paparë), atëherë koncepti i imunitetit të tufës mund të fillojë të zbatohet. / BBC – Bota.al

Share: