Mengjesin e sotëm, nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Kozeta Mesiti, e propozuar nga PDIU, eshtë shkarkuar nga detyra për shkak të pjesëmarrjes së saj në protestën e dhunshme të organizuar nga opozita të shtunën.
Burimet nga Bashkia e Tiranës shprehen se veç Mesitit u shkarkua edhe drejtori i tregjeve, Sokol Hysa, po ashtu i propozuar nga radhet e PDIU.
Mesiti dhe Hysa ishin ende në Bashki pas koalicionit në zgjedhjet e 2015. Shkarkimi i tyre ka ardhur që në orët e para të mëngjesit, firmosur nga kryebashkiaku Veliaj.
Me sa duket Veliaj nuk e ka toleruar faktin qe teksa Bashkia e Tiranes mobilizohet për pastrimin e rregullimin e qytetit pas çdo proteste, zyrtarët e PDIU i bashkohen vandalizmit të qytetit.