Efektet surprizuese të sodës së bukës për flokët, lëkurën dhe shëndetin e përgjithshëm!

Shkencë & jetë

Pjesa më e madhe e njerëzve në ditët e sotme, nuk i marrin edhe aq shumë në konsideratë vlerat e sodës së bukës. Megjithatë, kur ju e përdorni atë ashtu siç duhet, përfitimet shëndetësore të sodës së bukës janë shumë të mëdha. Soda përmban biokarbonat natriumi, i cili i jep asaj shumë vlera. Përveçse në kuzhinë, ky ingredient, ka aftësinë të heqë erën e keqe të trupit, të luftojë aknet, të kurojë infeksione, madje edhe të parandalojë kancerin.
Shërimi i infeksioneve dhe irritimeve të lëkurës; 
Përzieni një lugë gjelle sodë buke me pak ujë dhe aplikojeni atë në zonën e infektuar. Lëreni për pak minuta dhe më pas lajeni me ujë.
Shplodh shputat e këmbëve; 
Në një enë ku do të fusni këmbët, hidhni pak sodë buke. Më pas lërini këmbët tuaja të qëndrojnë për gjysmë ore. Lajini normalisht!
Zhduk pllakat dentare dhe zbardh dhëmbët; 
Kombinoni pak sodë me pastën tuaj të dhëmbëve. Më pas, lajini dhëmbët normalisht. Përdoreni vetëm një javë, pasi mund të dëmtojë smaltin e dhëmbëve.
Pastron fytyrën nga qelizat e vdekura; 
Kombinoni një lugë gjelle me sodë buke me ujë dhe aplikojeni në fytyrë. Më pas lajeni normalisht. Bëjeni këtë për një javë rresht.
Pastron flokët dhe i ndihmon të rriten;
Shtoni një lugë gjelle sodë në shampon tuaj të flokëve. Dhe përdoreni atë normalisht.

Share: