Njeriu më i pasur në botë ofron zgjidhjen, si mposhtet koronavirusi

Kryesore Rajon/Botë Shkencë & jetë

Themeluesi i kompanisë Microsoft, Bill Gates, në një shkrim të botuar në “Washington Post”, u ka bërë apel autoriteteve në SHBA që të mbyllen për të paktën 10 javë, me qëllim që të fitohet beteja kundër koronavirusit.

Gates jep tre këshilla të rëndësishme për të fituar betejën me këtë virus vdekjeprurës.

“Nuk ka dyshim që Shtetet e Bashkuara kanë humbur rastin të jenë në avantazh në luftën kundër koronavirusit. Por, ende ka hapësirë për të marrë vendimet e duhura.

Me punën që kryej me fondacionin tim, kam biseduar me ekspertë dhe liderë në Washington dhe në mbarë botën. Më është bërë e qartë se duhet të ndërmarrin tre hapa konkret.

E para, na duhet një qasje e qëndrueshme kombëtare për mbylljen e gjithçkaje. Pavarësisht thirrjeve nga ekspertët e shëndetit publik, disa shtete nuk kanë mbyllur gjithçka. Në disa shtete, plazhet janë ende të hapura; në disa tjera restorantet vazhdojnë të punojnë për ata që duan të ulen dhe të hanë.

E dyta, qeveria federale duhet të përshpejtojë procesin e testimit. Do të duhej të kishte shumë më tepër teste që do të jenë të disponueshme në çdo spital.

E treta dhe e fundit, për ta mundur sëmundjen, na duhet vaksina e sigurt dhe shumë efikase”, sugjeroi ai.

Share: