Profesor Dhimitër Kraja infektohet me koronavirus, ishte rikthyer në detyrë tek infektivi pas daljes në pension

Aktualitet Kryesore Sociale

Mjeku Dhimitër Kraja ose i njohur ndryshe si Prof. Luli është infektuar me koronavirus tek Spitali Infektiv.

BalkanWeb mëson se ai tashmë është një rast i ri në Shqipëri me koronavirus teksa ishte kthyer nga pensioni për të ndihmuar dhe luftuar në front ndaj koronavirusit.

 

Pas 48 vitesh mjeku dhe profesori Kraja iu përgjigj ndër të parët thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë por sot nuk do të mund të jetë më i gatshëm të kontribuojë.

 

Për më tepër ai është babai i një prej DJ më të njohur shqiptar Vik Kraja./BW

Share: