Nga Preç Zogaj
Dergimi i nje ekipi mjekesh e infermieresh shqiptare ne Itali eshte nje gjest shume i bukur ndaj nje vendi shume te dashur per ne.
U preka shume kur i pashe, me emocionoi ajo pjese e fjales se kryeministrit Rama qe kishte te bente me kujtesen.
Nuk e harrojme kurre bujarine e Italise dhe italianeve ne vitet e eksodeve masive nga Shqiperia. As te Greqise dhe grekeve.Fqinjesia me keto vende-djepe te dy kulturave dhe civilizimeve te medha eshte nje aset dhe nje adrese fatlume per ne.
Me dore ne zemer dhe me heshtjen qe nuk gjen fjale per te nderuar disa vepra te rralla fisnikerie e respekti, kemi shprehur mirenjohjen tone per kete Itali te cuditshme qe shpenzon e shpenzon prej shume e shume kohesh per gjuhen dhe kulturen e komunitetit arberesh; qe u ka krijuar kushtet dhe mundesite mijera shqiptareve te jetojne me dinjitet, te ecin perpara, te shquhen, te promovohen pa paragjykime rraciale si mjeke, si biologe, si artiste, si sportiste e tjere e tjere ne eliten italiane.
Lista e miradive nga Apeninet eshte e gjate dhe fundja cfare kemi mundur te bejme ne me shume se sa ta duam me shpirt Italine, te mesojme gjuhen e saj te cilen e flasim masivisht si nje lloj dialekti shqiptar te italishtes, te jemi ne shumice tifoze te kombetares se kalter, ta kemi ne vendin e pare te shkembimve tregetare, te duam dhe te respektojme si njerez te shtepise italianet qe jetojne, punojne, studiojne ne Shqiperi…Mund tu kishim krijuar me shume akses ne sektoret strategjike dhe me shume lehtesira konkrete per te investuar, por edhe me kaq sa kemi bere mire jemi, ne fund te fundit keto ceshtje i zgjidhin tregjet, konkurrenca.
Me tej, u mbetet bashkatdhetare tane ne Itali, komunitet i madh prej gjysem milioni, te kthejne sa te munden, me pune dhe qytetari, borxhin e madh qe ndjejme te gjjthe per Italine.
Ky gjesti me 30 mjeke ngriti nga vendi nje histori dhe zbuloi precipitime te reja ne marredheniet mes dy vendeve qe kishin nevoje te emertoheshin.
I lumte atij qe e mendoi, nderin per tridhjete mjeket,qe u bashkohen dhjetra e qindra mjekeve e infermiereve shqiptaro-italiane ne frontin italian te luftes kunder koronavurusit.
Do kisha preferuar me pak mbulim politik, sic pashe se beri Kina me ekipin e mjekeve qe dergoi ne Itali..Rama e ka natyre trajtimin si operacione imazhi te.ngjarjeve dhe gjetjeve te veta..Le ta kete. Vetem mire kemi kur fale tyre na permendin, na konsiderojne,na lavderojme.Nuk kemi shume mjete per te hyre herpashere ne xhiron boterore te lajmeve te mira. Fundja, mjaft qe u ndien krenare para miqve dhe fqinjeve te tyre italiane emigrantet tane ne Itali.
Rama ka studiuar per pikture. Ai ka lexuar ose degjuar per shprehjen e famshme te Da Vincit qe thoshte me nenqeshjen e te zotit te punes se vepra e artit eshte nje gje e thjeshte. “Hiq pjeset e teperta nga blloku i mermerit”.
Ky eshte parimi i sensit te mases prej nga del harmonia.
E thjeshte per mjeshtrat, per askend tjeter.
Ne jete veprojme ligjet e korelacionit. Cfare eshte e vertete per artin, eshte edhe per politiken.
Morali i fabules ne lidhje me gjetjet e bukura te Rames, perfshire ngjarjen e mjekeve, eshte ky: Rama rrembehet nga gjetja dhe qellon te kaloje masen. Ne fjalimin para mjekeve nuk u mjaftua me frazat e bukura per kujtesen dhe solidaritetin, por i lejoi vetes te fliste per vende qe i kane kthyer shpinen Italise, duke prekur nervin e zbuluar te debateve qe po zhvillohen se fundi atje midis populisteve anti BE ne opozite dhe europianisteve ne qeveri te kapur ne befasi nga virulenca e koronavirusit.
Po c’pune ka kryeministri i Shqiperise se vogel te futet ne temen e marredhenieve mes shteteve anetare te BE?
Dikush ose shumkush eshte duke nenqeshur me ironi .
Pastaj ku e dime ne kush po ia kthen shpinen Italise? Vendet jane te gjjtha, kush me shume e kush me pak ne lufte, por BE eshte ne kembe dhe pergjigja solidare per perballimin e kostove te krizes sot dhe rimekembjen e ekonomike neser eshte pjese e planeve te saj- e bejne te qarte cdo dite figurat me eminente te Unionit dhe shteteve.
Eshte gjeja me e gabuar qe ndersa bejme nje gjest solidariteti me tridhjete mjeke ndaj Italise. te provokojme me sentenca qe nuk jane ne fakultetet e nje vendi te vogel jo anetar vendet e familjes europiane. Aq me shume kur sapo kemi marre hapjen e negociatave. Ne e duam shume Italine, perjetojme duke mbajtur frymen cdo pasdite ne oren 18 bilancin e saj te jeteve te shuara, gezohemi me renien e numrit te te infektuarve.Por nuk ka dyshim se vendet me te cilet ajo ndan mijera vite histori dhe qyteterim, sikurse ndan themelimin dhe rrjtjen e BE -se, jane ne nje lidhje te forte jete dhe solidariteti me njera tjetren. Italia nuk mund braktiset.Ajo eshte vete Europa.
Shprehjet e pavend vetem u hapin gojen politikaneve ne kerkim te alibive per te avancuar axhenden e tyre antieuropane, sic u pa qarte ne deklaratat e kryetarit te Lega Nord, Mateo Salvini, qe duke u ekzaltuar nga fjalet e Rames, kerkoi nisjen menjehere pas kapercimit te pandemise te procedurave per daljen e Italise nga Europa!!!/Libelare.al