Në mendjen e Zorbas edhe modernia ishte anakronike dhe e shkuar kohe. Me siguri për të, telegrafi dhe vapori, dhe hekurudha dhe morali i kohës, dhe atdheu dhe feja ishin koncepte të vjetëruara. Sensi i tij ecte me shpejt se njerëzimi. Ai kishte gjithë ç’i duhej një kalemxhiu për të shpëtuar: vështrimin e moçëm të shqiponjes që shquan së larti ushqimin e saj, naivitetin krijues, që gjithçka e shikon si për herë të parë, vazhdimisht, pavarësisht se e ka parë me mijëra herë, duke u dhënë virgjërinë elementeve të përjetshme e të rëndomta – ajrit, detit, zjarrit, gruas, bukës. Kishte dhe një cilësi tjeter. Të qeshurën e vrazhdë e të cemtë, një e qeshur jetëdhënëse e shpëtimtare në çastet kritike të jetës. Shpërthente dhe mund të rrëzonte – madje i rrëzonte – të gjitha gardhet: moralin, fenë, atdheun – që kishte ngritur përreth njerëzia, frikacaku që ta kalonte jetesën pa telashe e kokëçarje.
Ky njeri me shpirt të madh, i lindur me 18 shkurt të vitit 1883, arriti te ndertonte vepra te paharruara per letersine boterore, subjektet e te cilave jane aktuale edhe sot. Pervecse ai ka pasqyruar shume mprehte realitetin e kohes kur jetonte, zgjedhen, dramen njerezore, ka arritur te “parashikoje” edhe realitetin e mepastajshem. “Pertej fatit tragjik te njeriut modern, une ndiej natyren e bukur e te perjetshme, e cila nuk do t’ia dije aspak per tragjedite tona fluturake. Ankthi po na ze frymen, po mbytemi, ndiejme (me shume se kurre) nevoje per te hapur nje dritare te vogel per te pare, qofte vetem nje hop, qiellin, yjet, detin, pranveren: por sakaq dritareza mbyllet dhe ne mbetemi serish balle per balle me demonet e territ, qe na mesyjne”. C’dritare donte qe te hapte Kazanzaqis? Dhe cilet ishin demonet qe e mesynin (jo vetem ate, por te gjithe bashkekohesit e tij)? Pra, vepra e Kazanzaqisit ishte me shume se nje krijim, ishte pasqyre, e cila tregoi sa shume vuajti njerezia qe e rrethonte, pa e perjashtuar ate.
Niko Kazantzakis ka lindur në Heraklion të Greqisë nën Perandorinë Osmane dhe e mbylli jetën më 26 tetor të vitit 1957 në Frajburg të Gjermanisë. Është absolutisht një nga autorët dhe filozofët më të rëndësishëm të përkthyer nga greqishtja.
Nuk ishte shumë i njohur deri më 1964, kur Michael Cacoyannis, realizoi filmin, “Zorba, greku”, bazuar në romanin e tij dhe përkthyer dhe në anglisht me të njëjtin titull. Në fakt dhe para kësaj jo se ishte aq i panjohur.
Më 1946, Shoqëria e Shkrimtarëve Grekë, e rekomandoi atë bashkë me Angelos Sikelianos për Çmimin në Letërsi. Më 1957, ai e humbi çmimin para Albert Camy, për vetëm me një votë.
Më vonë shkrimtari francez do të thoshte me modesti dhe shumë respekt se “Kazantzakis e meritonte njëqind herë më shumë” sesa ai vetë. Më 1957, ndërsa vuante nga leuçemia, bëri dhe një udhëtim të fundit në Kinë dhe Japoni.
Por, kur u kthye ishte shumë i sëmurë dhe do të dërgohej menjëherë në Frajburg të Gjermanisë, ku vdiq.