Ndizen dritat e shpresës në Itali, shërohen 1 mijë e 34 persona brenda 24 orëve

Aktualitet Kryesore Rajon/Botë Sociale

Italia ditën e sotme ka përditësuar shifrat katastrofike nga koronavirusi por shpresëdhënëse krahasuar me ato të mëparshmet.

1 mijë e 34 persona janë shëruar brenda 24 orëve si asnjëherë më parë në Itali teksa numri i viktimave ka pësuar një rënie të lehtë me 889 teksa ditën e djeshme u shënuan mbi 900 viktima.

Po ashtu Lombardia ka peshën më të madhe të kësaj krize ku vetëm në 24 orë vdiqën 542 persona por numri i të infektuarve ka rënë.

Italia po kap shifrën e 100 mijë të prekurve teksa viktimat tashmë janë mbi 10 mijë. Vendi me të gjitha gjasat do të qëndrojë i izoluar deri në 18 prill me masa rigoroze.

Po ashtu Conte ka paralajmëruar sot një tjetër fond emergjence teksa do u shpërndajë bashkive plot 4.3 miliardë euro për të përballuar situatën.

Share: