Lluka Perone lindi më 1920 në Ejaninë (Kalabri, Itali). Pasi kreu studimet e larta për drejtësi dhe gjuhë frënge, ka punuar për një kohë si proesor i gjuhës dhe i letërsisë frënge. Ka botuar këto vëllime me vjersha: “Lule shkëmbi”, “Hija e ariut”, “Vjershë lirie”, “Dërrudhëz”. Në vijim mund të lexoni disa nga poezitë e tij.
Bie borë
Në atmosferë gjezdisin,
si fluturaz të bardha,
mijra petalez lili
që shqiten nga kurora e dimrit,
Toka, në floqzit’ të lerë,
e bardh’ është’ stolisur
e fjandasen nj’mbretëri
fatazish e magjisur.
Zbardhullia shtrohet gjer horizontit
në një qetësi të thellë
si gjumi i pafajësisë
ktu e ktje i ndarë
nga këndime mali
të trimërisë.
Njeriu i penguar
përrëz zjarrit që bubulisën,
fëmijës i tregon
si floqzit vazhdojnë
e zbriten… zbriten lehtësisht…
për të kullojnë
e të mburojnë
tokën
t’ëndërrnj ëmbëlsisht.
Ajo pëlhurë e bardhë
ëndrrat që ka në gji
i kthen në verë
në vërtetësi
me lule bukurusha
me ara në mbleri.
Malet nuk po tunden kurrë
Lisi nuk bën hijenë gjithmonë mga nj’anë,
zogu nuk bën folenë gjithmonë në një degë,
dielli nuk perëndon prapa një maje,
lumi nuk rrjedh gjithmonë i drejtë,
njeriu nuk rri gjithmonë i trim,
qetë mbë lëm’ nuk kthejnë nga nj’anë,
ajri nuk fryn gjithmonë ka një vend,
e fryn e fryn pastaj ka të humbet.
Malet nuk tunden kurrë,
si kurrë nuk tundet liria.
Trimi çekosllovak qan lirinë
Bulara shkrepi një yll
e nj’avlaq zjarri
zgjati nga lindja
Në vezullim porseksa
hije acari të kanosura
që vijnë përpara tek nata.
Një mendim mashtrues pata,
U taraksa:
hekurat e huaj shkelën mëmëdhenë..
Zemra te stamahij m’u akullua,
te goja m’u shua gaz i ri…
Të thërriturat dhe vajtimet e mi
biren të mbuluar
nga të kërsiturat
shurdhore të çingulve shkelsore.
Nata u terratis,
me gjak asfalti u potis.
Spera e lirisë
për një çast dritsoi
zbrastin’ e thellë t’errësisë.