Opozita djeg mandatet e deputetëve, diplomatët e BE dhe SHBA i shkojnë Ramës në zyrë

Aktualitet Politikë

Në një situatë të tensionuar politike, kur opozita ka vendosur të djegë mandatet e deputetëve në Kuvend, kreu i delegacionit të Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca dhe zv/ambasadorja amerikane, Leyla Moses-Ones, kanë mbërritur në Kryeministri.

Redaktori. net mëson se dy diplomatët po zhvillojnë një takim me kryeministrin e vendit Edi Rama. Temë e diskutimit mendohet të jetë pikërisht situata politike e krijuar në vend, pas protestës së 16 shkurtit dhe vendimit të opozitës për të djegur mandatet e deputetëve.

Pak minuta para këtij takimi, kryedemokrati Basha mori edhe mbështetjen e aleatëve të tij, të cilët vendosën unanimisht për djegien e mandateve. E vetmja që nuk është shprehur publikisht është kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Ajo deklaroi sot pas takimit me kryedemokratin Basha se do të shprehej përfundimisht pasi të mblidhte grupin parlamentar të LSI-së.

Share: