“Superhëna” më spektakolare e 2019 do të shfaqet këtë të martë në 19 shkurt, duke u dukur më e ndriçuar dhe e shkëlqyer në krahasim me një hënë normale të plotë. Ajo që e bën më të veçantë atë është fakti që Hëna e Plotë do të gjendet saktësisht në pikën e orbitës së saj më të afërt me Tokën.
‘Një takim për të mos u humbur‘ thotë astrofizikanti Gianluca Masi, përgjegjës i Virtual Telescope. Kjo Hënë do të jetë rreth 7% më e madhe se një Hënë normale. Kjo e 19 shkurtit është ‘superhëna’ e dytë e 2019, pas asaj që ka koenciduar me eklipsin Hëna në natën mes 20 dhe 21 janar.
Në 10:07 minuta të 19 shkurtit Hëna do të gjendet në një distancë me token rreth 356.761 kilometra. ‘Në 2019, nuk do të kemi më një Hënë të plotë kaq pranë nesh’, shton Masi- kështu që mos e humbni spektaklin.