“59 % e personave të prekur në vendin tonë nga COVID-19 janë meshkuj”. Kështu deklaroi Eugena Tomini, specialiste në Institutin e Shëndetit Publik gjatë përditësimit të informacioneve më të fundit nga Ministria e Shëndetësisë.
Teksa deklaroi se numri në total i të prekurve nga virusi vdekjeprurës ka shkuar në 76 persona, Tomini theksoi se rreth 41% e të prekurve janë femra.
“Në 24 orët e fundit janë testuar 46 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19:
– 5 qytetarë nga Tirana, kontakte të rasteve pozitive
– 1 qytetar nga Fieri, gjithashtu person kontakti.
Deri në këto momente testuar 778 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 76 raste.
Nga totali i rasteve të konfirmuara, 59% janë meshkuj dhe 41% janë femra. Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive”, tha Tomini.
SHPERNDARJA SIPAS QYTETEVE
• Tiranë 55 qytetarë
• Durrës 5 qytetarë
• Lushnje 2 qytetarë
• Elbasan 2 qytetarë
• Fier 8 qytetarë
• Rrogozhinë 2 qytetarë
• Kavajë 2 qytetarë