Koronavirusi/Rama: S’kemi parë gjë akoma, numrat e të prekurve do të rriten dhe nuk e dimë sa do shkojë kurba

Aktualitet Kryesore Sociale

Kryeministri Edi Rama u shpreh se dy javët e ardhshme do të jenë vendimtare për të treguar nivelin e agresivitetit të koronavirusit.

“Unë jam në shtëpi, por xixat do të fillojnë nesër, do ta marrim me qetësi dhe kokfortësi, stërvitemi me një luftë që nuk do të jetë e shkurtër, nuk kemi parë gjë akoma, dhe kjo pa asnjë shaka, dy javët e ardhshme janë ato që do të tregojnë shkallën e agresivitetit. Rritja e numrave do të vijojë dhe nuk e kemi përgjigjen sa lart do të ngjitet kurba. Por kjo që po bëjmë është e vetmja rrugë për ta penguar rritjen.

Ndjesë atyre që kanë qenë të vëmendshëm, por janë akoma shumë ata që duhet t’i ngulisnin mirë në mëndje disa parime themelore. Shumëkush i bie me ngulm 127 se ka ardhur nga Italia apo ka takuar dikë që ka ardhur, ky nuk është kriter për t’u shqetësuar. Secili duhet të sillet sikur ta ketë virusin dhe të mbrojë të tjerët. Nuk mjaftojnë disa shenja gripi për t’u alarmuar nëse nuk kemi shenja të tjera. Shpallja e pandemisë përcakton edhe kriteret e marrjes së testit. Shumë kush shqetësohet se deri kur do të u nënshtrohemi masave shtrëgnuese, për qarkullimin sidomos, por këtë nuk e dimë. Ajo që dimë është që sa më shumë të shtrëngohemi sot aq më shumë e kemi bërë tonën përballë këtij armiku.

Durim, durim dhe aspak frikë. Kemi vendosur të ndërpresim fluturimet, transportin detar dhe me autobs me Greqinë, autoveteturat do të vijojnë, transporti i mallarave asnjëherë nuk do të ketë ndërprerje. Maqedonia mbylli doganën e Bllatës, Turqia mbylli portën e fluturimeve nga Europa. Shkodër, Lezhë, Elbasan, Fier dhe Vlorë ndalohen aktivitet tregtare nga nesër, lokalet dhe mjediset e mbyllura.

Nga dita e dielë do të ndalohet jo vetëm qarkullimi brenda po edhe nacioanle Vlorë-Fier-Lushnje dhe Shkodrën me Lezhën dhe do ndalohet qarkullimi mes Elbasanit dhe Korçës. Do të këputen lidhjet mes këtyre qyteteve për autobusët, do të qarkullojnë vetëm automjetet që hyjnë në kategoritë e lejuara në perimetrin Tiranë-Durrës. Kompanitë ditën e hënë duhet të sigurojnë transportin e punonjësve të tyre të akredituar apo mjetet e punonjësve. Edhe punonjësit e administratës duhet të sigurohen që të pajisjen me kartelën identifikuese”, u shpreh kryeministri Rama. /e.s/

Koronavirusi paralizon Shqipërinë nga jugu në veri! Rama: Nga e hëna askush nuk qarkullon dot jashtë qytetit

Leave a Reply

Share: