Kryeministri Edi Rama duke prezantuar edhe një herë masat për qarkullimin rrugor ka thënë se aktivitet prodhues dhe tregtar nuk do të pezullohet pasi as Italia e ka bërë diçka të tillë por do të zbatojnë rregullat.Për qendrat tregtare kryeministri zbuloi se do të mbyllen të gjitha aktivitetet veç atyre që ofrojnë shërbime farmaceutike dhe ushqimore.
”Atëhere nga nesër deri të dielën, në mesnatë nuk do të lejohet të qarkullojnë automjete të transportit urban, automjete nga Tirana në Durrës, dhe automjete private brenda për brenda Tiranës, Durrësit dhe 6 qarqeve.
Qarkullimi në këtë territore dhe këtu falenderoj disa nga kontributet tuaja që ndihmuan evidentimin do të jetë i hapur vetëm për ambulancat dhe automjetet për personelin shëndetësor, farmacitë, furnizimin me ushqime, medikamente, kateringu, postare, zjarrfikës, funeral pastaj natyrisht edhe për personelin e lidhur me sistemet e furnizimit me energji elektrike apo ujësjellës plus Policia private të ruajtjes së objekteve gjithashtu aeroportuale për linjat ajrore për të cilat për të gjitha këto kur bëhet fjalë për strukturat shtetërore.
Duhet të dërgohet e gjitha lista për personat që do të lejohen të qarkullojnë. Personi vetë merr një kopje të këtij emaili që i dërgohet dhe Policisë së Shtetit në faqen ku ai vetë figuron.
Me një kopje të thjehtë në letër nëse kalohet nga postblloku do të jetë në rregull. Nuk ka arsye për të dyshuar për t’ja bërë të lehtë edhe kompanive edhe institucioneve por edhe për mos krijuar një sistem të komplikuar regjitrimi.
Do të ndiqet e njëjta mënyrë dhe për të gjitha autoritetet aeroportuale përsëri në adresën e Policisë. Ky template shumë i thjeshtë do të jetë i publikuar edhe në media, duke ja lehtësuar atyre që nuk po ndjekin tani këtë komunikim.
Edhe qarkullimi i automjeteve të personave me sëmundje kronike që duhet të bëjnë trajtim, është i hapur. I hapur edhe transporti që bëjnë kujdes social për të moshuarit dhe janë në marrëdhënie private.
E rëndësishme të kenë një vërtetim shumë të thjeshtë nga mjeku. Vajtje – ardhjet në Rinas. Drejtuesit e automjeteve duhet të kenë në dispozicion fotokopjet në letër apo në telefon të atyre që presin apo të atyre që largohen.
Për këtë arsye shmangia e marrjes së njerëzve të tjerë në makinë është pjesë e masave, sado qesharake të duket aq serioz është.
Lidhur me pyetjet që janë bërë dhe sqarime që janë të nevojshme. është bërë një pyetje lidhur me fasonet. Nesër edhe fasonet edhe call center-at do ta kenë të ndaluara të qarkullojnë punonjësit e tyre. Nesër janë të mbyllura. Njëkohësisht nga java tjetër do të fillojnë inspektimet. Kush janë me inspektime të thjeshta atëhere do të bien në shpatullat e këtyer sipërmarrjeve. Duhet të garantojnë nga shteti para për shkak të mbylljes.
Duhet të zbatojnë rregullat të këtij momenti, dhe mosvënies në jetë të këshillave të dhëna dhe kjo është një papërgjegjshmëri që nuk mund të shpërblehet por të ndëshkohet.
As në Itali nuk është ndaluar aktiviteti prodhues. Në asnjë vend. Dhe ja çfarë thotë fjalë për fjalë edhe qarkorja më e fundit e qeverisë italiane lidhur me fabrikat, kompanitë që ushtrojnë aktivitetin e tyre në mjedise prodhimi.
Të garantohet maksimalisht puna në shtëpi apo në distancë, pra ajo punë që mund të kryehet në internet apo ajo pjesë që fasonët mund ta bëjnë nga shtëpia.
Të pezullohen të gjitha aktivitetet e departamentit të cilat mund të mbyllen.
Të merren masat kundër infektimit,. dhe kur nuk është e mundur të garantohet distanca 1 metër atëhere të bëhen shkurtime.
Dhe të dezinfektohen vendet e punës. Nuk bëhet fjala për gjëra të jashtëzakonshme.
Kjo nuk do të thotë në asnjë mënyrë, se këtu bëhen spekulime por kjo nuk do të thotë që do të bëjmë një ndarje klasash apo trajtim diskriminues ndaj atyre që punojnë call center apo fasone.
E pamundur të funksionojë sistemi i sigurisë në një sistem hierarkik, aty ku ka një shef, një strukturë, një numër punonjësish. Nuk infektohemi dhe nuk bëhemui përçues të virusit nga fakti që jemi të detyruar të jemi së bashku.
Aty ku është e mundur që puna të bëhet në distanca është më e mira.
Ka një pyetje për qendrat tregtare. Do të pezullohen të gjitha aktivitetet në qendra tregtare do të pezullohen, veç atyre që nuk janë të lidhura me ushqimet dhe farmacitë.”- sqaroi Rama.