Zëvendësministri i shëndetësisë së Iranit,Iraj Harichi ka rezultuar pozitiv pas testit që ka bërë ndaj koronavirusit. Në Iran janë 95 të infektuar nga të cilët 15 viktima, por duket se koronavirusi nuk ka kursyer as politikanin.
Ndërkohë, një aeroplan nga Teherani është ndaluar në Turqi dhe autoritetet kanë vendosur të fusë në karantinë të gjithë bordin prej 132 pasagjerësh për 14 ditë për të parë se kush prej tyre janë me koronavirus pasi Turqia deri tani është e pastër.
Turqia ka marrë masa të rrepta duke mbyllur tashmë kufijtë me Iranin.
Më shumë se 80,000 njerëz janë testuar pozitivë për koronavirus në Kinë që kur shpërthimi filloi në fund të vitit të kaluar, me numrin e vdekjeve që të hënën shkoi në 2.663.
Në Europë, përveç Italisë ku derimë tani janë shënuar 7 viktima dhe më shumë se 200 të infektuar, këtë mesditë është shënuar dhe rasti i parë me person të infektuar në Kroaci.
(BalkanWeb)