Epidemia e shkaktuar nga koronavirusi i ardhur nga Kina nuk ndalet. Vetëm dje janë shënuar 46 vdekje të reja. Numri i personave të infektuar është rritur në 11.943, ndërsa numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën ka shkuar në 259.
Sipas autoriteteve shëndetësore të provincës Hubei, vetëm në 24 orët e fundit ka patur 1.347 raste të reja të infektuar nga koronavirusi, 18,000 raste janë ende të dyshuara dhe 118,000 njerëz po mbahen nën vëzhgim.
Ndërkohë një kërkim ndërkombëtar në luftën kundër koronavirusit ka rënë në gjurmët e anti- virusit ta ndalë atë, dhe pikërisht vjen nga sheqeri.
Publikimet e Shkencës së Avancuar, nga dy ekipe britanike dhe zviceriane bëjnë me dije se duke përdorur molekula të modifikuara sheqeri, të quajtuara ciklodektrins mund të prishin shtresën e jashtëm të virusit dhe të shkatërrojnë pjesët infektive të virusit.
Në këtë mënyrë mund të parandalohej përhapja e koronavirusit madje pa dëme në njerëz. Kurse Australia ka rikrijuar në një laborator koronavirusin, dhe mendohet se do të jetë më e thjeshtë tashmë për të gjetur edhe zgjidhjen se si mund të ndalet.
Një mënyrë tjetër për të ndalur këtë virus është edhe me zbardhues, por është substancë shumë toksike dhe nuk mund të aplikohet në trupat e qënieve njerëzore.
Koronavirusi i ri deri tani besohet se ka ardhur nga një treg i prodhimeve të detit dhe kafshëve të egra në Wuhan, dhe shkencëtarët kanë thënë se me shumë mundësi, virusi ka qënë bartës te lakuriqët dhe gjarpërinjtë dhe më pas ka kaluar te njeriu.