Viti ka nisur dobët për ata që janë në kërkim të një vendi pune në Shqipëri

Aktualitet Sociale

Viti ka nisur dobët për ata që janë në kërkim të një vendi pune pasi në faqen zyrtare të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, gjenden vetëm 108 oferta për punë, nga biznese të ndryshme.

E përkthyer në vende pune, në total janë të regjistruara rreth  895, të shpërndara në të gjithë vendin, pasi ka biznese që kërkojnë deri në 100 punonjës për të njëjtin pozicion, kryesisht fasoneritë.

Ajo që bie në sy është fakti se shumica e punonjësve që kërkohen kanë të bëjnë me zanate apo me profesione elementare, të cilat janë dominante në krahasim me vendet e punës që kërkojnë një diplomë të mirëfilltë apo kualifikime të mëtejshme.

 

Konkretisht, kërkohen më së shumti punëtor krahu, rrobaqepës për këpucë dhe tekstile, bojaxhi murator, sanitary, shofer kamioni, artisan, punëtor alumini, , vjelës frutash, kamerierë, kuzhinierë etj.

Ndërsa sa i përket pozicioneve që kërkojnë kualifikim, kërkohen kryesisht, ekonomisë, analistë menaxhimi, sekretar, specialist shitjesh etj.

Në total janë të regjistruar mbi 43 mijë punëdhënës, të cilët kanë shpallur vendet e lira, megjithatë ky është vetëm një kanal kërkimi, pasi një pjesë e tyre operojnë drejtpërsëdrejti me zyrat e punës, të cilat bëjnë rolin e ndërmjetësuesit.

Share: