Gjëndra tiroide është përgjegjëse për prodhimin e tiroides, hormonit që kontrollon metabolizmin e njeriut, frymëmarrjen, frekuencën e zemrës, sistemin nervor, peshën, temperaturën, si dhe shumë funksione të tjera të trupit. Prodhimi mbi normë, ose në mangësi i niveleve të këtij hormoni, çon në shfaqjen e ndërlikimeve të shumta shëndetësore, të cilat nëse nuk trajtohen në kohë, mund të mbartin pasoja të rënda për shëndetin. Sipas bluzave të bardha, format më të shpeshta të çrregullimeve të kësaj gjëndre, paralajmërohen nga një sërë shenjash klinike, të cilat na vijnë në ndihmë për të zbuluar sa më herët praninë e çrregullimeve në funksionimin e tiroides. Në vijim të shkrimit gjeni të detajuara shqetësimet më të shpeshta që duhet t’ju orientojnë për ndihmë drejt mjekut endokrinolog, për të vendosur në kohë diagnozën e saktë të problemeve që mund të keni me gjëndrën tiroide.
1.Ndryshimet në peshën trupore mund të sinjalizojnë një funksion jo normal të gjëndrës tiroide. H1potiroidizmi mund të shkaktojë shtim në peshë, ndërsa humbja e papritur e peshës mund të sinjalizojë hipertiroidizmin.
2.Tiroidja ndikon gjithashtu në rregullimin e temperaturës së trupit. Konkretisht personat që vuajnë nga hipotiroidizmi tregojnë se ndjejnë më tepër të ftohtë, në të kundërt njerëzit me hipertiroidizëm priren të kenë djersitje të tepërt.
3.Rënia e theksuar e flokëve është një shenjë e zakonshme që lajmëron problemet me tiroiden. Si nivelet e larta, ashtu edhe të ulëta të hormoneve të tiroides, mund të çojnë në humbjen e flokëve, të cilat rriten përsëri, sapo gjendja është trajtuar.
4.Probleme me sistemin kardiovaskularHormonet që prodhon gjëndra tiroide ndikojnë pothuajse në çdo organ të trupit, duke përfshirë edhe zemrën. Hipotiroidizmi mund të shkaktojë zvogëlim të rrahurave, bradikardi), ndërsa hipertiroidizmi shkakton rrahje të shpeshta të zemrës (takikardi).