Përgjigja nuk është e drejtpërdrejtë, por thuhet se OSBE e mban shënim këtë notë verbale lëshuar nga zyra e presidentit.
“OSBE e mban shënim këtë notë verbale lëshuar nga zyra e presidentit . Për aq kohë sa ne qëndrojmë partnerë të Shqipërisë, OSBE inkurajon dialogun dhe bashkëpunimin me institucionet shqiptare, e po ashtu mbetet e vendosur në ofrimin e ndihmës specifike, në avancimin e axhendës së vendit”, ka thënë zëdhënësja e OSBE, Mersiha Čaušević Podžić.
Presidenti meta e shpalli ‘non grata’ ambasadorin e OSBE me pretendimin se “Bernd Borchardt, i cili vuri në diskutim Dekretin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta për zgjedhjet vendore në Shqipëri të muajt qershor 2019 dhe që publikisht i tregoi gishtin qytetarëve shqiptarë, nuk është i mirëpritur në Institucionin e Presidentit të Republikës”./ Top-channel