Të gjithë shpresonin që Franca të vinte “dorën në zemër”, të mos ishte kaq e frymëzuar në mbrëmjen ku Shqipëria po shijonte magjinë e impiantit më të ri. As efekti “Air Albania Stadium”, as dëshira e lojtarëve kuqezi për të bërë mirë në këtë mbrëmje të veçantë nuk kishin asnjë efekt, Franca bën Francën, shfrytëzoi në maksimum çdo rast që iu krijua duke na ndëshkuar na mposhtur me rezultatin e pastër 2me0.
9 minuta zgjati ëndrra kuqezi, Griezman krosoi në zonë, Toliso me kokë kaloi “gjelat” në avantazh. 667 minuta kishte biondi francez që nuk realizonte për përfaqësuesen franceze, Grizeman u zgjua pikërisht në kryeqytet duke i shënuar golin e dytë Shqipërisë në minutën e 30-të.
Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, me Shqipërinë që mbyll kualifikueset në vendin e katërt në kuotën e 13-të pikëve ndërsa Franca kualifikohet si kokë grupi.