Si të bëheni të pasur, duke bërë punën që pëlqeni më shumë

Shkencë & jetë Sociale

Gjatë karrierës sime, unë jam përballur me një numër të madh njerëzish që kanë pasur sukses gjatë karrierës së tyre dhe për rrjedhojë janë bërë edhe të pasur. Edhe unë mund të them se më në fund karriera ime po tregon shenjat e para të suksesit, shprehet sipërmarrësja Rana Tarakji. Një prej gjërave që kam mësuar gjatë karrierës sime është se suksesi varet nga aftësitë, fati, durimi dhe pasioni.

Më poshtë do të lexoni katër këshilla sesi të bëheni të pasur duke bërë atë që pëlqeni më shumë.

1- Investoni dhe kurseni paratë tuaja

Një numër i madh njerëzish kanë kursimet e tyre, të cilat i lënë mënjanë për t’i përdorur atëherë kur ta shohin si më të përshtatshme. Këshilla e znj. Tarakji është që ato para t’i investoni diku, në mënyrë të tillë që ato t’ju shtohen. Ose në rast se nuk bëhet fjalë për t’i investuar diku, atëherë ju fare mirë mund t’i vendosni ato në një bankë ku normat e interestit të jenë në avantazhin tuaj dhe risku të jetë minimal. Të gjithë e dimë gjithashtu se është shumë e vështirë që të arrish të kursesh atëherë kur fitohen shumë pak para. Ndonjëherë e vetmja gjë që doni të bëni është të shijoni jetën me aq para sa keni. Por planifikimi afatagjatë do t’ju ndihmojë që të bëheni një kursimtar më i mirë. Mbani një fletore ku të shënoni të gjitha shpenzimet tuaja dhe mundohuni që në fund të një muaji të arrini të kurseni 10 për qind të të ardhruave tuaja.

2- Zgjidhni një karrierë e cila ju motivon

Kur më në fund mora vendimin që të bëhem një sipërmarrëse dhe të punoj sipas mënyrës sime, vetëm atëherë unë fillova që të fitoj më shumë para dhe jam shumë e lumtur që më në fund e bërë një ndryshim të tillë, sepse falë tij më ndryshoi e gjithë jeta, shprehet znj. Tarakji.

Edhe nëse ju keni një pagesë të mirë në punën që bëni, me kalimin e viteve do të vijë një moment që ju do të lodheni dhe do të doni të hiqni dorë sepse nuk merrni mbrapsht asnjë lloj kënaqësie. E vetmja mënyrë që ju të ndiheni të lumtur dhe të plotësuar në karrierën tuaj, është që të bëni atë që më shumë pëlqeni. Parata nuk duhet të jenë objektivi juaj primar. Në vend të tyre bëni gjëra të cilat ju plotësojnë shpirtërisht, dhe më pas bëjini ato në mënyrën më perfekte të mundshme, në mënyrë të tillë që edhe të vlerësoheni ashtu siç e meritoni.

3- Tregohuni të durueshëm dhe këmbëngulës

Sipas, David Feherty, mënyra sesi ju e menaxhoni dështimin, përcakton mënyrën sesi ju do të arrini suksesin!

E vërteta është se gjatë karrierës suaj, ju do të përballeni me shumë peripeci dhe situata të vështira. Nëse ju do të hiqni dorë në momentin kur do të rrëzoheni, duhet ta dini fare mirë se asnjëherë nuk do të arrini të përmbushni objektivat tuaja. Durimi, është një prej elementëve që duhet t’ju shoqërojë gjatë gjithë karrirës suaj. Dhe nëse nuk e keni atë, atëherë po, që do ta keni të vështirë për të vazhduar përpara. Suskesi nuk është një proces që arrihet nga sot nesër, por është një proces që do durim dhe mbi të gjitha të mos heqësh dorë dhe të këmbëngulësh në vazhdimësi.

4- Kërkoni këshillim financiar

Mos kini frikë të kërkoni ndihmë. Sigurisht që ndihma që ju japin familjarët dhe miqtë tuaj është shumë e vlefshme por ndonjëherë ajo nuk mjafton dhe në ato raste ju keni nevojë për këshillim profesinoal, që në këtë rast do të ishte ai financiar.

Si përfundim, të bëhesh i pasur nuk është një proces i thjeshtë dhe as i lehtë. Ai mund të përfshijë një nivel të lartë risku, orë të gjata dhe të lodhshme në punë, këmbëngulje të vazhdueshme, durim dhe mbi të gjitha ju duhet të besoni në veten tuaj.

Share: