E rëndë në Tiranë/Aksident me pasojë vdekjen e dy adoleshenteve, makina del nga rruga si pasojë e lagështirës

Aktualitet Kronikë Kryesore

Nje aksident i ernde ka ndodhur ne Berzhite te Tiranes, ku per pasoje dy vajza kane humbur jeten.

“Në aksin e vjetër rrugor, në Bërzhitë, automjeti me drejtues shtetasin F. SH.,18 vjeç, si pasojë e lagështirës ka dalë nga rruga.

Për pasojë kanë ndërruar jetë dy nga pasagjeret në automjet, D. T, 17 vjeçe dhe S. S, 17 vjeçe.

Drejtuesi i automjetit F. SH së bashku me dy pasagjerët e tjerë O. M, 14 vjeç dhe L. M, 14 vjeç ndodhen në SQU nën kujdesin mjeksor.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, thuhet ne njoftimin e policise.

Share: