Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar pasi u arrestua edhe personi i gjashtë në lidhje me grabitjen në Rinas.
Lleshaj shkruan në Twitter se dara vijon të shtrëngohet pavarësisht pikëllimit të rrallë të dikujt.
“I gjashti i bandës së Rinasit u mbyll prapa hekurave.
Dara vijon të shtrëngohet pavarësisht pikëllimit të rrallë të dikujt.
Ka vetëm një alternativë: drejtësi. Falënderim për Policinë e Shtetit”, shkruan ai.