A do të hiqnit dorë nga puna nëse partneri juaj do të fitonte mjaftueshëm për të dy? Çfarë do të ndodhte me jetën tuaj, karrierën dhe ambiciet profesionale nëse një ditë do të takoheshit me njeriun e jetës i cili do të ishte mjaft i pasur?….Mbi këtë fenomen është bazuar thirrja e ish-zonjës së parë të Britanisë së Madhe, Cherie Blair në bashkëpunim me shkrimtaren Elizabeth Wurtzel.
Ish-zonja e parë e Britanisë së Madhe, kohët e fundit ka kritikuar femrat që martohen me milionerë, duke hequr dorë nga puna për të shpresuar tek mbështetja e partnerëve dhe që mendojnë vetëm për rritjen e fëmijëve. Por qëllimi i tyre i kthehet kundër, pasi sipas saj, është e “rrezikshme” të mbështetesh tek një mashkull i cili më pas mundet edhe të të ndajë….
Këndvështrimi i saj është mbështetur edhe nga shkrimtarja Elizabeth Wurtzel. “Një për qind gra” – “kush martohet me meshkuj shumë të pasur dhe më pas braktisin karrierën e tyre janë duke tradhtuar feminizmin!” – janë shprehur Cherie Blair dhe Elizabeth Wurtzel. Është e dhimbshme që shumë femra që kanë ndjekur studime përfundojnë si shtëpiake duke qëndruar në shtëpi. Sipas tyre: barazia duhej të ishte një mënyrë për t’i çliruar femrat për të bërë zgjedhjet e tyre dhe të mos bëjnë çfarë thonë feministet se çfarë është e drejtë.
Sipas një sondazhi, sot 28% e femrave të diplomuara, qëndrojnë në shtëpi. Ashtu siç ka dëshirë Cherie Blair t’i etiketojë femrat nga roli i “bashkëshortes” të cilat shndërrohen në “mamatë e mira”, por në përkthimin më të përshtatshëm në shqip akoma më mirë dhe me një konotacion më vulgar do të ishte “mamatë seksi”.
Një nga gjërat që më shqetëson më shumë – thotë Znj. Blair – është të dëgjosh femra të reja duke u shprehur”. Duke parë sakrificat e femrave në të shkuarën mendojmë se sot nuk është e nevojshme. Pse të privohemi nga martesa me një mashkull të pasur dhe për rrjedhojë pse të mos heqim dorë nga puna?
Znj. Blair vazhdon me reflektimin e saj sesi femrat mund të besojnë se realizimi konsiston pikërisht në këtë logjikë. Thirrja neo-feministe e Cherie Blair, e cila vet është martuar me një burrë tërheqës i cili më pas u shndërrua edhe në një figurë të pushtetshme, lideri laburist me një sukses të madh në të gjithë historinë britanike, gruaja e të cilit është akuzuar shpesh se ka shfrytëzuar pozicionin e privilegjuar të të shoqit për përfitime personale.
Në realitet ish-zonja e parë ka dëshiruar gjithnjë të shënjojë rolin e zonjës së vendosur, në karrierë dhe të pavarur nga aktiviteti dhe pozita e të shoqit. Edhe pse Cherie në punën e saj është vlerësuar si një nga avokatet më të mira në vend, e specializuar për të drejtat civile, si zonja e parë është vënë gjithnjë në pikëpyetje nga shtypi britanik se ka pranuar ndere apo privilegje gjatë kohës kur i shoqi ishte në pushtet. Por zonja Blair nuk i trembet kufijve…
“Dëgjoj nëna të ndryshme që angazhohen me kohë të plotë në kujdesin e fëmijëve dhe që shprehen se janë mamatë më të mira pasi kanalizojnë të gjithë vëmendjen dhe kujdesin vetëm për fëmijët….Ndërkohë edhe unë dëshiroj të jem nëna më e mirë, por e di që puna ime si nënë sjell rritjen e fëmijëve në mënyrë të tillë që ata të mund të jetojnë edhe pa mua”- është shprehur Cherie Blair. Një himn për pavarësinë e fëmijëve dhe për vetë prindërit, pavarësisht komenteve dhe replikave të ndryshme që qarkulluan në faqen e internetit mbi argumentin e shumëpërfolur të ish-zonjës së parë në Britaninë e Madhe.
Victoria Beckham, ish-pjesëtarja e grupit Spice Girl është një shembull i argumentit të ngritur nga Cherie Blair. E martuar me një nga futbollistët më të famshëm dhe më të pasur të planetit, David Beckham, pas martese Victoria vendosi të merrte rolin e nënës me kohë të plotë dhe që kujdeset për paraqitjen e saj fizike pas lindjeve të fëmijëve për të mos humbur statusin e bashkëshortes së bukur dhe të admiruar. Kohët e fundit Victoria Beckham ka tentuar të bëjë sukses në fushën e modës duke tërhequr vëmendjen me stilimet e saj në veshje.
Çfarë kanë të përbashkët, këngëtari R. Kelly, Prince, showmen-i With Smith, aktori Eddy Murphy dhe sportisti Jose Canseco? Janë pikërisht 5 femrat me të cilat kanë kaluar disa vite të jetës së tyre, të cilat sot janë protagoniste të një teleshow që ka në përmbajtje jetën post-divorcit, ish-bashkëshorte të këtyre meshkujve të famshëm. Një serial televiziv me 10 seri është pikërisht “Hollywood Exes” i cili tregon ekzistencën e femrave të suksesshme edhe pas divorcit. Femra të cilat kanë jetuar nën hijen e suksesit të partnerëve dhe që sot kërkojnë të tregojnë se vlejnë duke rindërtuar jetën e tyre me fëmijët, karrierën dhe me bashkëshortë të rinj.
Andrea Lea Kelly, ish-gruaja e R.Kelly (martesa e të cilëve zgjati 10 vjet), është përgatitur të ndërtojë kompaninë e saj të vallëzimit në Los Angelos.
Mayete Jannell Garcia ishte vetëm 22-vjeçe kur u martua me Prince. Pas divorcit iu rikthye menjëherë baletit dhe aktrimit.
Jessica Canseco, e famshme për dy shkurorëzime luksose. E fundit me kirurgun e famshëm plastik Garth Fisher, por ajo që e bëri të famshme Xhesikën ishte fundi i martesës me kampionin e beizbollit Jose Canseco. Pas fundit të këtyre dy martesave, Xhesika drejton një qendër tatuazhesh në Beverly Hills.
Sheree Fletcher ka qenë e martuar me Will Smith e cila është dhe nëna e djalit të madh të aktorit. Sot, Sheree është themeluese e një linje biologjike bukurie.
Nicole Murphy ka qenë gruaja e aktorit komik Eddy Murphy për 12 vite rresht dhe së bashku kanë 5 fëmijë. Edhe pse janë divorcuar, ata ruajnë marrëdhënie të mira së bashku dhe Nicole ka rinisur aktivitetin e saj si modele.
Burimi Telegrafi