Kush janë anglisht-folësit më të mirë në Europë?

Shkencë & jetë Sociale

Sipas një studim global të aftësive angleze  rezulton se Hollandezët janë anglisht folësit më të aftë në Europë.

Anglishtja flitet gjerësisht në të gjithë botën, duke u renditur e treta pas gjuhës kineze dhe spanjishtes. Mbi një miliardë njerëz flasin atë si gjuhë e parë ose e dytë, sipas Education First.

Kjo kompani përdori një test të zotërimit të gjuhës online për të renditur vendet ku anglishtja nuk është gjuha më e folur. U testuan rreth 2.3 milion njerëz në të gjithë botën.

Sipas studimit aftësitë e anglisht folësve po rriten dukshëm. Franca përmirësoi pozicionin e saj në raportin e këtij viti, por Spanja dhe Italia ishin në fund të renditjes për BE-në.

Nga katër ekonomitë më të mëdha të Eurozonës, vetëm Gjermania “flet mirë anglisht”.

Sidoqoftë, ata që u testuan ishin “të vetë-përzgjedhur” pasi ishin njerëz të interesuar të mësonin anglisht ose kurioz për aftësitë e tyre gjuhësore.

I gjithë formati ishte online dhe testoi aftësi leximi dhe dëgjimi.

Share: