Omar Khajami, “Rubairat”

Uncategorized

E dashura shkëlqeu, më verboj,
Zëmra më fliste, gjuha më pushoj:
Kush pa me sy tortyrë kësisoj?
Nga etja u-dogja, u shova munt te kroj.

39.
Kush në Gërmadhën të ka prurë, kush?
Kush t’a ka cfaqur natën nurë, kush?
Kush të ka fryrë të më ndezësh furrë
Nga dashuria të sëmurë, kush?

40.
Në këtë Dhe pa prëhje, pa pushim,
Jam lodhur me kërkim e udhëtim:
Të bukur Qiparis si ti s’kam parë,
Stë kapërcen as Hëna në shkëlqim.

41.
O ti, mi Dhe m’e zgjedhura Selvi,
M’e shtrenjtë je se shpirti e syt’ e mi:
Gjë më të cmuar se sa Jeta s’ka;
M’e cmuar një qint herë më je ti!

42.
Si në mëngjes burbuqi i vesuar
Me rezet buzë-qesh i ngushëlluar,
Më ndrit me gas fytyra e përlotur
Kur zëmrën ti m’a ngroh me syt’ e shkruar.

43.
Ti, që me faqe Rrushin’ e kapërcen
Dhe që me zë Bilbilin e gënjen,
Nji sy i luan Mbretit Babilonës
Dhe mbretëresh’ e kulla ia rrëmben.

44.
Për ty bënj be të heth në det dhe nderin;
Në shkelqa fjalën, shkelmin nem dhe vrerin:
Në mos mjaftoftë jeta im’ e zezë,
Lanj borxhin në të Funtmin Gjyq me Ferrin.

 

Share: