Macron rrëfen problemet e brendshme të BE: Shqipëria ka bërë reforma të mëdha, por kjo nuk mjafton

Kryesore Politikë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron foli për mediat, ku tha se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë progres dhe kanë ndërmarrë reforma të guximshme, por sipas tij, kjo nuk mjafton për nisjen e bisedimeve me familjen e madhe të Bashkimit Europian.

 


 

“Patëm një temë për zgjerimin e BE, ishte një ndër temat kryesore. Shqipëria po kalon në disa reforma të mëdha. Të gjitha këto reforma në kuadër të emrit të vendit të tyre. ne e pranojmë se është bërë progres, por i gjithë progresi i duhur që nuk është ende, ka disa situata që nuk janë të kontrolluara. Ka probleme me imigrimit. Diskutimi im ishte i dobishëm mbi të gjithë mbi vizionin e Evropës. Në fakt BE  ka disa probleme të brendshme , por para se të ndodh procesi i zgjerimi, ka nevojë për reformim të brendshëm.

Në fakt dihet se nuk iu hapim dyer, ndodhet nuk do të këtë përpjekje, por prapë kjo nuk mjafton. Dihet të finalizojmë reformat tona. Nëse ne do të vijojmë me reformën atëherë mund të vijojmë më procesin e zgjerimit, pasi nuk mjafton thjesht hapje e dyerve për këtë vende,. Duhet parë që ku qëndrojnë këto vende që kërkojnë të behën pjesë e BE. Duhet ti shohim këto vende, që janë në proces. Duhet parë më tej se çfarë duhet të bëjmë me këtë axhendë, Procesi duhet parë i gjithi. Në momentin që në të hapim dyer, edhe ne mund të na fajësojmë në lidhje me këtë. Duhet të riformojmë Evropën dhe na duhet një proces tjetër, na duhet besueshmëri dhe strategji dhe këto janë komentet e mia që doja ti ndaja me ju. Mëngjesin e sotme patjetër që patëm një sesion pune dhe diskutuam mbi rigjenerimin e komisionit të ri”-tha Macron.

 

Share: