Teksa shuan shpresat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të hapur negociatat këtë vit, presidenti i Francës, Emannuel Macron i qëndron faktit se duhet reformuar vetë BE-ja, duke përmendur si rast edhe procesin e liberalizimit të vizave.
“Dua të them, se ashtu si kancelarja, mendoj se ky rajon është me një rëndësi strategjike për Evropën. Mendoj se kemi ende gjëra të tjera për të finalizuar, më pas të hapim negociatat. Mendoj që duhet ta reformojmë këtë procedurë që është aktualisht e pakthyeshme. Kemi dhe gjëra të çuditshme në këtë proces. Për shembull kemi lëvizjen e lirë përpara se të hapen negociatat. Kemi lëvizjen e lirë me Shqipërinë pa hapur negociatat dhe kjo është një lloj marrëdhënie e çuditshme. Në mirëbesim kemi dhënë lëvizjen e lirë dhe kemi mijëra e mijëra persona që kërkojnë azil nga ky vend”, tha Macron.