Rama flet LIVE për negociatat: Po bëhet maksimumi për të mbështetur Shqipërinë

Aktualitet Kryesore Politikë

Më shumë se kurrë, Shqipëria ka marrë këtë herë mbështetje për negociatat. Kështu shprehet kryeministri Edi Rama gjatë një komunikimi LIVE për ndjekësit në rrjete sociale.

Rama, i cili po udhëton drejt Brukselit, shprehet se nuk është as optimist dhe as pesimist për vendimin e datës 18 Tetor.

“Po nisem drejt Brukselit së bashku me kryeministrin Zoran Zaev” – njofton ndër të tjera Rama, i cili do të ndjekë nga afër mbledhjen e Këshillit të Evropës.

Sot Merkel dhe Macron do të takohen në Tuluze, një nga temat do të jetë vendimmarrja për negociatat. Merkel po përpiqet itensivisht për një ‘PO’ për të dyja vendet, por qëndrimi i Macron nuk përkon për momentin me atë të shumicës së vendeve anëtare.

Nuk jam as optimist dhe as pesimist, por gjykoj që po bëhet maksimumi dhe më e mbështetur se sot Shqipëri nuk ka qenë asnjëherë.

Edhe Franca e njeh dhe vlerëson progresin e bërë ashtu sikur kërkon shumë më tepër nga BE-ja sesa nga Shqipëria dhe Maqedonia. Po nisëm në Bruksel me Zaev për të takuar kryeministrat e qeverive socialiste në një format në funksion të nevojës për të pasur sa më shumë aleatë në tryezën e mbrëmjes së pasnesërme” tha Rama.

Share: