Eurodeputetja e Suedisë, Arba Kokalari, e cila është me origjinë shqiptare, ka kërkuar nga shteti i saj që të ndikojë që shtetet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian të hapin negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ndonëse jep mbështetje për negociatat, deputetja e Parlamentit Evropian thekson se “asnjë vend nuk duhet të bëhet anëtar i BE-së pa arritur kërkesat për demokraci, luftë ndaj korrupsionit dhe forcim të sundimit të ligjit”.
“BE-ja duhet të rrisë kërkesat për demokracinë dhe të ketë kufij të qartë në atë që aplikohet në shtetet e BE-së. Por BE gjithashtu duhet të ndihmojë vendet e Ballkanit që ato të ndihmojnë vetëveten. Me demokraci të lira dhe të qëndrueshme në Ballkan, ne do kemi një Europë më të lirë dhe të sigurtë”, shprehet eurodeputetja.