Shoqerohet me tensione dhe perplasje me policine protesta para Kryeministrise. Pasi u ça kordoni i Policisë që kishte rrethuar Kryeministrine, protestuesit kane tentuar te hyjne brenda kryeministrise ne tentative per te hapur dyert.
Ora 13:24
Policët janë larguar nga shkallët e kryeministrisë dhe janë vendosur sipër tarracës, janë të pajisur të gjithë me antigaz, ndërsa godasin drejtë turmës së protestuesve me gaz lotsjellës. Protestuesit vijojnë përpjeket për të thyer xhamat e Kryeministrisë, ndërsa godasin edhe me gurë.
Ora 12:47
Nderkohe qe protestuesit mesyne ne deren e kryeministrise, efektivet e vendosur siper tarraces se godines kane leshuar gaz lotsjelles, cfare ka sjelle edhe boshatisjen e sheshit para, pasi protestuesit jane larguar duke mbuluar hunden e gojen, ne tentative per te shpetuar.
Ora 12:45
Tentohet te levizet skela para deres se Kryeministrise. Nderkohe qe nje pjese tjeter protestuesish i jane sulur “pikes se dyte’ qe Rama kishte vendosur te mbrohej, pikerisht kerpudha ne kopshtin e Kryeministrise.
Ora 12:41
Serish tensione ne deren para Kryeministrise. Vetem pak pasi ishin pozicionuar policet ne nje kordon policor, protestuesit kane mundur te ngjiten serish ne shkallet dhe deren para Kryeministrise.
Ora 12:30
Rivendoset kordoni i efektiveve te policise ne pjesen para Kryeministrise. Protestuesit kane shperthyer ne thirrje te forta “Rama Ik”.
Ora 12:16
I vihet flaka deres se Kryeministrise. Protestuesit vijojne te qendrojne te palekundur para deres se Kryeministrise, nderkohe qe raportohet per thyerje xhamash ne dritaret e portes hyrese te Ktyeministrise.
Ora 12:14
Pas nje situate tejet te tensionuar me perleshje e hedhje gazi lotsjelles, protestuesit vijojne te qendrojne ne skelen e montuar para Kryeministrsie.
Ora 11:50
Hidhet uje dhe gaz lotsjelles ne drejtim te protestueve per t’i larguar nga dyert e Kryeministrise. gazi lotjselles dhe uji ehste hedhur nga dritaret e poshte brenda kryeministrise, nderkohe qe edhe nga tarraca e godines.
Ora 11:49
Policia po apelon me megafon: “Te nderuar qytetar nderprisni veprimet e dhunshme”; “Policia do te zbatoje ligjin”
Ora 11:45
Disa protestues pasi kane grisur rrethimin me mbulese jeshile te pjeses ballore te Kryeministrise kane hipur mbi skele duke tentuar te hyjne brenda. Po tentohet hapja e dyerve te Kryeministrsie.
Protestuesit e opozitës kanë nisur përleshjen me forcat rendit.
Mësohet se synimi është rrethimi i Kryeministrisë dhe me pas për ta mbajtur këtë institucion të rrethuar.
Pas disa tentativash ata kanë arritur të çajnë kordonin e policisë, ndërkohë që po tentojnë të hapin derën e Kryeministrisë.