Këta janë 10 emrat dhe mbiemrat më të shpeshtë në Kosovë

Aktualitet Kulturë

Secili vend i botës ka karakteristikat e veta që dallojnë prej vendeve të tjera. Por njerëzit dhe vendet kanë edhe gjëra të përbashkëta, e një nga to është emri.

Çdo njeri ka një emër në bazë të të cilit identifikohet. Në shumë raste njerëzit pyesin nga vjen emri i tyre dhe nëse emri i tyre ka kuptim.

Andaj është shumë e rëndësishme të zgjedhet me kujdes një emër i bukur dhe me kuptim.

Derisa emrat janë atribut që iu është dhënë një personi me qëllim identifikimi (pas lindjes) mbiemri është i trashëguar nga familja që e ndajmë me anëtaret tjerë te familjes që në Kosovë zakonisht vie nga babai.

Mbiemri nga babai që marrin fëmijët përdoret edhe në shumicën e vendeve evropiane, shkruan Gazeta Intro.

Mbiemri ka ardhur më vonë si pasojë e nevojës për të dalluar njerëzit nga njëri-tjetri. Tek popullsia shqiptare vlerësohet se janë aplikuar që prej fundit të shekullit XVIII.

Sipas Agjensisë së Statistikave të Kosovës (ASK) emri me frekuencë më të madhe është FATIME me 8,626 të popullsisë deri në dhjetor 2017 kishin këtë emër, ndërsa mbiemri me frekuencë më të madhe ishte mbiemri KRASNIQI .

Më poshtë ju sjellim 10 emrat dhe mbiemrat më të shpeshtë në Kosovë:

Emrat më të shpeshtë:

Fatime

Bajram

Emine

Bekim

Aferdita

Valon

Egzon

Arben

Ramadan

Muhamet

Mbiemrat më të shpeshtë:

Krasniqi

Gashi

Berisha

Morina

Shala

Bytyqi

Hasani

Kastrati

Kryeziu

Hoti

Sipas ASK-së emri më i gjatë (me më së shumti shkronja) në Kosovë është Ismailqemail dhe Mirandolinda me gjithsej 12 shkronja,kurse emri me i shkurtër ishte Ad dhe Al.

Share: