Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, ka thënë se ishte njoftuar se kush pritet t’i fitojë zgjedhjet parlamentare në Kosovë.
Ai ka thënë se së fundmi gjatë një bisede me të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin perëndimor, Matthew Palmer, i ishte thënë se Lëvizja Vetvendosje dhe Lidhja Demokratire e Kosovës do të dalin fituese në zgjedhje dhe do të krijojnë koalicion.
“Nuk është e rastësishme. Amerikanët kanë thënë se tani është çështje pak më e komplikuar sepse për herë të parë do të merren me një parti e cila është e idesë për krijimin e Shqipërisë së Madhe”, deklaroi Daçiç, në hapjen e samitit të 19-të të ekonomisë në Beograd, raportojnë mediet fqinje.
Ai ka shtuar se duhet pritur për deklaratat e reja nga Albin Kurti e Isa Mustafa, sepse “është një gjë kur dikush flet nga opozita, e diçka tjetër kur hyni në qeverisje”.
“Ne nuk mund të ndikojmë tek ata që shqiptarët e Kosovoës i zgjedhin, ne duhet të bashkëpunojmë me të gjithë pa marrë parasysh nëse dikuj i pëlqen ajo parti apo jo. Në çfarëdo rrethane, pres të vazhdohet dialogu, të heqet taksa dhe me këtë të krijohen kushtet për kërkim të një zgjidhje kompromisi”, theksoi Daçiç.