Belind Këlliçi: Rama ka zbrazur Shqipërinë dhe ia ka kaluar çdo pushtuesi

Aktualitet Kryesore Politikë

Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi në një deklaratë ka hedhur akuza për kryeministrin Edi Rama për zbazjen e Shqiopërisë. Ai tha se numri i azil kërkuesve vazhdon e rritet.
Këlliçi tha se Rama e ka zbarzur Shqipërinë dhe ia ka kaluar çdo pushtuesi.

Ata janë të vjedhur e të tradhtuar nga Edi Rama, që të gjithë qeverisjen e ka vënë në shërbim të krimit dhe të një grushti biznesmenësh më të cilët ndan paratë e buxheti, lekët e shqiptarëve.

Shifrat sa vijnë e bëhen më alarmante, sepse qeveria sa vjen e degradon më keq. Shtohet vjedhja dhe rritet numri i shqiptarëve që ikin.

Vetëm për gjashtë muajt e parë të vitit, rreth 4335 kërkesa të reja për azil janë regjistruar në shtetin francez, ndërsa sipas Eurostat numërohen në total mbi 5000 të tilla. Në total, janë shënuar në të gjithë BE-në 10,680 kërkesa për herë të parë për azil.

Kjo do të thotë se mesatarisht, që prej fillimit të vitit, çdo muaj janë larguar nga vendi 1780 shqiptarë. 40% e këtyre kërkesave kanë qenë të përqëndruara në Francë, ku gjatë 6 muajve të parë të 2019 janë dorëzuar në total 4,435 kërkesa të reja, duke ruajtur tendencën e dy viteve të fundit.

Që të mos ikin shqiptarët ka vetëm një zgjidhje, duhet të largohet Edi Rama. Ikja nuk është zgjidhje, zgjidhja është bashkimi për të larguar të keqen, e ndërtuar Shqipërinë që duam, Shqipërinë e mundësive, Shqipërinë si Europa!

Share: