Ish-presidenti Bujar Nishani denoncon: Në vend është rritur aktiviteti kriminal, jeta e qytetarëve e pasigurtë, ekonomia rrënohet çdo ditë

Aktualitet Kryesore Politikë

Ish Presidenti Bujar Nishani në një shënim në faqen e tij në Facebook, ka analizuar situatën aktuale në vendin tonë duke e vënë theksin tek fuqia e parave të drogës qe po asgjësojnë sipas tij sigurinë në Shqipëri.

“Vrasjet, zhdukjet e dhjetra të rinjve të përfshirë në luftën midis bandave për dominim të tregut të drogës (vetëm në Vlorë janë mbi 20 të zhdukur), e kanë bërë çdo ditë më të pasigurtë dhe në kërcënim jetën e qytetarëve dhe fëmijëve të tyre.
Paratë e drogës kanë minuar rëndë sistemin tonë bankar e veçanërisht kursimet me aq mund të shqiptarëve, kryesisht emigracionit. Monedha Euro arriti nivelin më të ulët të 12 viteve të fundit dhe askush nuk garanton dot më, raportin e vlerës së parave të shqiptarëve”, shkruan Nishani.

POSTIMI I PLOTE I BUJAR NISHANI

SHENIMI I JAVES ;

Aktiviteti dhe veprimtaria kriminale e trafikut të drogës nga territori shqiptar drejt Evropës nuk ka të ndalur e vijon me intensitet.
Në këtë realitet kriminal narkoregjimit ka hedhur në tregun mediatik propagandën për larjen e këtij kriminalizimi gjigand duke e justifikuar me nevojën e parave për të ndihmuar ekonominë e vendit.

Kjo jo vetëm që është një propagandë e bashkësponsorizuar nga narko-rregjimi dhe mafia e drogës, por synon të injektoj në perceptimin e shqiptarëve pranimin dhe të mbajë në sistem ; modelin e inkriminimit të shtetit, shoqërisë dhe jetës së shqiptarëve.
Synon pranimin prej shqiptarëve ; të modelit të qeverisjes prej grupeve kriminale dhe pushtetarëve në shërbim të krimit.

Paratë e drogës përveçse i shërbyen dhe i shërbejnë forcimit e paprekshmërisë së krimit si dhe blerjes së pushtetit korruptiv duke manipuluar zgjedhjet, nuk kanë asnjë efekt pozitiv në ekonominë e vendit dhe as të qytetarit të thjeshtë.

Ato janë para që po injektohen në hekurin dhe betonin që po helmon masivisht jetën e qytetarëve, kryesisht në kryeqytet.

Paratë e drogës janë mekanizmi më i egër në shkatërrimin e ekonomisë normale, veçanërisht të investimeve tek bisneset e mesëm eksportues dhe tek fermerët tanë.
Paratë e trafikut të drogës janë minimi i Demokracisë!

Blerja e zgjedhjeve, kontrolli i sistemit politik nga trafikantët, korruptimi i politikanëve, prokurorëve, gjyqtarëve, policisë dhe agjensive të tjera ligjzbatuese me miliardat e parave të pista janë efekti më i dukshëm i kësaj demokracie të minuar !
Paratë e drogës janë asgjesueset e Sigurisë !

Vrasjet, zhdukjet e dhjetra të rinjve të përfshirë në luftën midis bandave për dominim të tregut të drogës (vetëm në Vlorë janë mbi 20 të zhdukur), e kanë bërë çdo ditë më të pasigurtë dhe në kërcënim jetën e qytetarëve dhe fëmijëve të tyre.
Paratë e drogës kanë minuar rëndë sistemin tonë bankar e veçanërisht kursimet me aq mund të shqiptarëve, kryesisht emigracionit.

Monedha Euro arriti nivelin më të ulët të 12 viteve të fundit dhe askush nuk garanton dot më, raportin e vlerës së parave të shqiptarëve.

Në vitin 2017, nga Instrumentat Monitorues Evropianë deklarohej se Italia gjatë vitit 2017 sekuestroi në brigjet e saj 90 ton kanabis trafikuar nga Shqipëria.
Ndërsa, po autoritetet italiane në vitin 2007 deklaronin se kishin sekuestruar vetëm 1,6 ton kanabis nga Shqipëria.

Pra brenda një 10-vjeçari nga 1(një) ton në 90(nëntëdhjet) ton ajo e sekuestruar në brigjet italiane, pa llogaritur atë të dërguar në Turqi, Greqi e Mal të Zi.

Rikthimi i Shqipërisë si një rrugë e sigurtë e tranzitit të kokainës dhe heroinës nga Amerika Latine dhe Turqia ngrihet si alarm në dokumentet e vendeve partnere.

Kalkulimet e aktorëve të pavarur dhe ekspertëve llogarisin se për periudhën 2016-2017 është fituar rreth 2.2 miliardë euro, vetëm nga trafikimi i kanabisit, një shifër kjo gati sa 20% e prodhimit të brendshëm bruto të vendit.

Askush nuk ka parë investime në fabrika prodhimi apo përpunimi, linja shërbimi apo bisnese që punësojnë e prodhojnë, pra që qarkullojnë kapitalin.

Kjo pasuri e pisët zotërohet, përdoret e fitohet vetëm nga duart e krimit të organizuar që me të prodhon politikanë dhe institucione të korruptuara dhe larg qytetarit.

Ndaj propaganda e justifikimit të këtij krimi të madh për gjoja para të injektuara në ekonominë e vendit nuk është veçse fushatë sponsorizimi për të gjunjëzuar përfundimisht shqiptarët ndaj mizerjes, poshtërimit, varfërimit dhe skllavërimit të tyre sa më gjatë të jetë e mundur.

Sot për sot, kemi vetëm një mundësi.

Ta denoncojmë atë.

Nesër, ta mbërthejmë me forcën e ligjit, krimin dhe politikën bashkëpuntore e kliente të krimit.

Share: