Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi ka reaguar pas ironisë që kryeministri Rama përdori një ditë më parë ndaj tij, duke e përqeshur në emisionin e Sokol Ballës, madje duke i përmendur dhe konsumin e rakisë.
Por Shehi ka thënë se nuk e shqetësojnë akuzat e Ramës. Për AbcNevvs, Dashamir Shehi ka thënë se ai nuk merret me jetën personale të Ramës, madje as për të “dashurat e tij në qeveri”.
Se kur martohet se kur ndahet, se çfarë bën me të dashurat e veta në qeveri është punë për të, është personale. Se si vishet ky me atlete me brekushe është prapë personale. E gabuar është, nuk është e moralshme, por prapë personale është. Unë me ketë do vazhdoj të merrem sa herë që ky të atakojë interesat e Shqipërisë”, ka thënë Dash Shehi.
Ai ka shtuar më tej nuk e ka parë njeri nën efektin e alkoolit apo të bëjë figurën e budallait. Madje, Dashamir Shehi ka thënë se rakinë apo verën shqiptarët e kanë të drejte zakonore.
“Bëj çfarë të kesh qejf me jetën tënde personale. Jam shumë i lumtur që në jetën time personale, në historinë time, zullumi më i madh që më kanë zbuluar është që pijë raki apo verë. Punë e madhe fort, kjo është një e drejtë zakonore shqiptarët e kanë pirë gjithë jetën. As që më shqetëson fare, as më ka parë njeri as të pirë dhe as budalla. Atë e kanë parë nën efektet e atyre.
Nuk është ky halli, në qoftë se njerëzit e politikës paska në këtë hall atëherë duhet me i mbajt në qafë. Se të tjerët kanë vjedh miliona, kanë bërë pallate, unë rri të “Ali Visha”, rri në katin e pestë”, tha ai.