Kryeministri Edi Rama është shprehur i gatshëm për të negociuar me opozitën dhe madje të shkojë në selinë e PD-së i vetëm edhe pa këshilltarin e tij por nuk pranon kushte. Në “Real Story” në News24, pasi i është kujtuar deklarata e ish-ministritDitmir Bushati për një pakt kombëtar, Rama tha se në çdo moment është gati për paqe e dialog
“Ditmiri e thotë këtë dhe është punë e tij. Tani për çfarë na vjen këtu, a është ndonjë gjë e madhe kjo, e padëgjuar. Që ka nevojë për paqe e kemi thënë nga mëngjesi në darkë.
Në çdo moment jam gati për paqe e dialog. Kam çuar letra dhe kam parrë pas, sharje. Kjo është jeta, çfarë të bëj tani të marr një shishe raki të shkoj tek Dashi t’i fusim dy teke dhe t’i shkojmë Bashës. Jam gati të ulem më këdo prej tyre.
Vetëm për vetëm jo se thonë po u ule me të të mbush mendjen. Atij të shkretit i thonë mos u ul me të se të mbush mendjen. Unë jam gati në çdo moment, tek PD shkoj, vetëm fare pa Endri Fugën. Ata kanë të drejtën e tyre të kërkojnë gjithçka.
Kushte mua nuk më vë dot njeri, Nuk mi vë dot askush. Kam mandatin për të udhëhequr. Nëse ata thonë ndalo një moment të ulemi të flasim..ulemi e flasim. Por kur të thonë nuk të njohim dhe e bukuar fare e ke planin e zbatoje ose hap krahun, ky është teatër kukullash. Jam i gatshëm të ulem në çdo orë, nëse ata thonë jo se i mbush mendjen nuk e di”, tha Rama.