Reformimi i Akademisë së Shkencave, Fuga: Si e shkel Kushtetutën qytetarja Eglantina Gjermeni, deputete

Kryesore Sociale

Akademiku Artan Fuga i rikthehet sërish debati për ligjin e Akademisë së Shkencave, duke deklaruar se deputetja Eglantina Gjermeni, relatore e projektligjit që ka nisur diskutimet në komision, shkel Kushtetutën e Shqipërisë.

 

Sipas Fugës, është qesharake të thuash vetëm me një fjali që ligji i ri që synon reformimin e Akademisë së Shkencave nuk sjell shpenzime shtesë. Sipas tij, Akademinë e Shkencave synon ta reformojë dikush që e “sheh shkencën vetëm si konsumatore parash publike, si thes për të futur dorën dhe grabitur para”.

Reagimi i plotë i profesor Artan Fugës:

Shihni skandalet :

Mjerimi antikushtetues i paraqitjes nga ana e qytetares Eglantina Gjermeni, deputete, e projektligjit për gjoja reformimin e Akademisë të Shkencave!

———–

Pika 1 e nenit 82 të Kushtetutës kërkon pa asnjë ekuivok që: “Propozimi i ligjeve, kur është rasti, duhet të shoqërohet kurdoherë me raportin që përligj shpenzimet financiare për zbatimin e tij”.

Por a e ka bërë këtë qytetarja Eglantina Gjermeni, deputete, kur në datën 10 maj 2019 paraqiti propozimin për një projektligj që gjoja reformon Akademinë e Shkencave të Shqipërisë?

Nga investigimet që vazhdojnë rreth skandaleve lidhur me këtë çështje sa në Akademinë e Shkencave edhe në Kuvend, rezulton se paraqitja e saj ishte shoqëruar në fakt vetëm me këtë fjali: “Projektligji nuk sjell si pasojë rritje të shpenzimeve buxhetore për Akademinë e Shkencave, as për institucione të tjera.”

Një mjerim i vërtetë etik, teknik dhe ligjor.

Ky është pra raporti financiar që kërkon taksativisht Kushtetuta, të cilën një deputete e shkel në mes të ditës, në mes të Komisionit, në mes të Kuvendit, në sytë e medias dhe të opinionit publik.

Ajo ndofta kujton se është mbi Kushtetutën e Shqipërisë, sepse mbi akademinë e shkencave dhe ministrinë e arësimit ka dalë se ka dalë.

Shihni si e redukton analizën financiare që duhet të përligji shpenzimet: Nuk ka shpenzime shtesë!!!

Qesharake!

Ku i bëri llogaritë?

Ku i certifikoi?

I di kjo deputete shpërdorimet e parasë publike në Akademinë e Shkencave?

Si bëhet palë me shpërdorimin pa efektivitet të buxhetit të shtetit?

Si nuk i shkon mendja të analizojë sesi shkenca jo vetëm harxhon paranë publike, por edhe duhet të prodhojë të mira materiale dhe financiare!

Shiheni se kush do ta reformojë Akademinë e Shkencave! E sheh shkencën vetëm si konsumatore parash publike, si thes për të futur dorën dhe grabitur parà!

Nuk ka faj! Kështu e sheh edhe projektligji i “saj” në përmbajtje! Akademia e Shkencave nuk ka asnjë analizë financiare të rendimentit financiar të investimit për të nga ana e buxhetit të shtetit. Sepse po ta bëjë hidhet në erë si institucion !

Ja fytyra e vërtetë e reformimit që kjo deputete paraqet me propozimin e saj!

Duke mos respektuar Kushtetutën projektligji i saj duhet të hidhet në kosh sepse është i padenjë procedurialisht qysh në dëgjesën e bërë, e cila kushtetueshmërisht është nul!

Intelektualisht nul!

Financiarisht nul!

Nul, nul, nul!

Share: