Kryeministri i vendit Edi Rama i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” u shpreh se Komisioni i Venecias foli qartë e shqip se presidenti Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën kur anuloi zgjedhjet e 30 qershorit.
Edi Rama shtoi më tej se për të nuk ka asnjë kuptim të flasë për Metën apo për të tjerë politikanë, por dëshiron të flasë për të zgjidhur sa më shumë problemet e shqiptarëve.
“Nuk dëshiroj që të harxhoj kohë që të flas për një problematikë që është bërë e bezdisur për publikun. Të gjitha raportet janë në dorë të Komisionit të Posacëm. Të rrimë të merremi tani me Ilir Metën nuk ka kuptim. E vërteta është se Shqipëria kishte një moment të rëndë të goditjes nga grup i strukturuar që nu donin hapjen e negociatave. Kjo krijoi situatë neverie tek qytetarët, krijo kornizë të shtrembër për Shqipërinë në BE dhe sigurisht e plagosi vendin, nuk diskutohet. Ndërsa sot flasim për proces rikuperimi. Unë dëshiroj që koha ime të jetë në shërbim të njerëzve e jo të njerëzve. Unë merrem me thelbin. Thelbi është se Ilir meta ka shkelur Kushtetutën. Kjo nuk diskutohet dhe të predikosh që këtë nuk e gjen të shkruar, është e gabuar. A shkarkohet apo jo, e përcakton procesi”, u shpreh Rama.