Duke i përsëritur edhe njëherë thirrjen e bërë më herët, “Zbatoni planin e opozitës që është në tryezë, ose hap krahun”, kryedemokrati Basha i është përgjigjur deklaratës së bërë nga kryeministri Rama për Reformën Zgjedhore, dhënë nga foltorja e Kuvendit.
“Me kë do e bëjë reformën, me Doshin, Dakon, Ymer Lalën, Çyrben, me kë do e bëjë reformën ai, që kriminelët të jenë në Kuvend e të marrin vendime në emër të shqiptarëve, të marrin bregdetin e shqiptarëve, pasuritë e tyre. Si do ta bëjë ai reformën zgjedhore pa opozitën e kanë kushtet e Bundestagut, merrini dhe lexojeni”- tha ai, duke theksuar se plani i opozites eshte i qarte dhe se ky eshte shansi i fundit per PS lidhur me kete reforme te rendesishme.
Deklarata e plote per Reformen Zgjedhore
Si do ta bëjë Rama reformën zgjedhore pa opozitën? E keni në kushtet e Budestagut, “Konferenca e parë e anëtarësimit të zhvillohet, kur Qeveria Federale të konstatojë plotësimin e kushteve të mëposhtme nga Shqipëria:
1. Sigurimi i vënies në punë dhe funksionimit të Gjykatës Kushtetues edhe të Gjykatës së Lartë duke angazhuar një numër të arsyeshëm gjyqtarësh e prokurorësh të verifkuar.
2. Të merret vendim për reformën zgjedhore që të jetë në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe të sigurojë një financim transparent të partive dhe fushatave zgjedhore, (siç e kemi këkruar ne në planin me 5 pika). Të bazohet në rezultatet e Komisionit ad hoc të Reformës Zgjedhore. Rishikimi i draftit të përgatitur duhet të bëhet në dialog të hapur dhe gjithëpërfshirës të të gjitha forcave politike, siç rekomandohet edhe në raportin e ODIHR-it të 5 Shtatorit 2019”. E zezë mbi të bardhë nga Bundestagu.
Vetëm në mendjen e një njeriu që nuk e do integrimin europian, që do që të fshihet prapë për dështimin tjetër të rradhës për hapjen e negociatave, mund të thotë “e marr dhe e bëj vetë” reformën zgjedhore. Me kë do ta bëjë? Me Tom Doshin do ta bëjë? Me Vangjush Dakon? Me Avdylajt? Me Ymer Lalën? Me Jurgis Çyrbjen? Për kë bëhet reforma zgjedhore? Që kriminelët të vazhdojnë të jenë në parlament e të vazhdojnë të marrin vendime në emër të shqiptarëve, të vazhdojnë të grabisin pasurinë e shqiptarëve, bregdetin e shqiptarëv, pyjet, guroret, mineralet, naftën, tokat, taksat, tenderat, koncesionet?! Për këtë bëhet reforma zgjedhore? Sigurisht që jo! Kjo nuk ëhstë reformë zgjehdore. Ky është serum për të mbajtur në këmbë një pushtet të degraduar, që ka degraduar zgjedhjet dhe ka degraduar demokracinë, prandaj nuk futemi në Europë. Të mos humbasim kohë me fjalimet boshe të një njeriu që, mesa duket, nuk ka se çfarë ofron më. Ky është shansi i fundit për Partinë Socialiste që të kontribuojë në zgjidhjen e krizës së rëndë politike, siç e ka konstatuar edhe dokumenti i Bundestagut. Opozita ka marrë përgjegjsitë e saj, ka hartuar një plan me 5 pika, prandaj, edhe një herë e përsëris: ta zbatojë jo për hir timin apo PD, por për hir të qytetarëve shqiptarë, që e meritojnë integrimin në Bashkimin Europian! Të mos fshihet pas dështimit të rradhës dhe të mos tregojë me gisht këdo përveç vetes për këtë dështim, se vetëm ai është përgjegjës për këtë dështim. Të zbatojë planin ose të hapë krahun!
“Dështimi me negociatat për herë të katërt ka vulën e Edi Ramës”. Basha: Lexoi në parlament fjalimin e që parashikova dy muaj më parë, ku bën fajtor Europën dhe opozitën
Nga kjo foltore në praninë tuaj ju kam thënë ju dhe përmes jush, shqiptarëve që me mënyrën se si Edi Rama po mbyll dhe rrezikon rrugën shqiptare të integrimit europian, shpejt do të vijë dita kur të tregojë me gisht fajtorët. Dhe fajtorë do të jetë çdokush, do të jetë opozita, do të jeni ju mediat, do të jetë Europa, do të jenë partitë politike europiane, i vetmi person që nuk do të ketë asnjë përgjegjësi për këtë faj, do të jetë vetvetja. Dhe për fat te keq është bërë kaq i parashikueshëm, saqë fjalimin që ja parashikova para dy muajsh, sapo e mbajti në pseudoparlament. E vërteta është se përgjegjësinë për dështimin për herë të katërt për hapjen e negociatave e ka Edi Rama dhe askush tjetër. Është dështimi i tij personal. Nuk është dështimi i Shqiperisë, nuk është dështim i shqiptarëve. Është dështim i Edi Ramës. Ky njeri në pushtet prej 6 vitesh, vitin e fundit me dekret edhe ministër i Jashtëm dhe ky dështim ka vetëm vulën e tij përsipër. Premtoi se do të hapte negociatat dhe siç duket qartë dështoi siç ka dështuar në çdo premtim tjetër. Ky nuk është dështimi i parë, as i dytë, as i tretë, por është dështimi më i fundit, më i freskët në kaosin dhe në krizën ku e ka futur vendin në qeverisjen e tij të korruptuar dhe të lidhur me krimin.
Basha: Rama dështoi në dy mandate me integrimin. Të hapë krahun, që shqiptarët të mos paguajnë më faturën e dështimit të tij!
Vendi ëhstë në krizë të gjithëanshme. Ekonomia është në kolpas dhe kushtet e Shqipërisë sa vijnë e shtohen. Ishin 5, u bënë 7, tani janë 9. Nëse do të ishte i vërtetë mashtrimi se këto vende janë kundër zgjerimit, pse i thonë PO Maqedonisë dhe Jo shqipërisë? Arsyeja është e thjeshtë. Edi Rama ka dështuar në secilën prej fushave ku është kërkuar progres dhe tani i ikën përgjëgjësië. Duke i ikur përgjegjësisë për krimin, blerjen e votave, mbrojtjen e kriminelëve, që u faktuan në ekipin e tij qeverisës, duke iI ikur përgjegjësisë për mbrojtjen që u bën përsonave në listën e zezë të SHBA Vangjush Dako dhe Tom Doshi, duke i ikur përgjegjësisë se Shqipëria ëhstë bazë ndërkombëtare për drogën, Edi Rama faktohet se nuk e do integrimin europian. Në një vend që kërkon të bëhet anëtar, një kryeministëer që bën ligje për të vjedhur popullin e vet që fut kriminelë në politikë dhe mban ministra të lidhur me krimin, nuk zgjat dot 24 orë.
9 kushtet e Bundestagut përbëjnë një udhërrëfyes për daljen nga kriza. Nuk kemi kohë për të humbur. Tani është koha që njerëzit e përgjegjshëm të tregojnë se dinë t’i dalin zot vendit. Në këtë kohë të vështirë kur biznesi është në kolaps, kur punësimi është zero dhe papunësia po rritet, kur frigoriferët e shqiptarëve janë bosh dhe nuk paguajnë dot taksat dhe faturat e rritura të energjisë dhe ujit, kur krimi dhe korrupsioni po bën kërdinë, kur rrugët tona bëhet skena të përleshjesh, kur rinia e ka mendjen të ikë nga vendi, vendi ka mbetur në marsh indietro, ndërsa Edi Rama e ka mendjen të krekoset dhe të tregojë me gisht fajtorët imagjinarë. Dështimet e Edi Ramës po i paguajnë qytetarët, po i paguan rinia, po i paguajnë pensionistët, fermerët, janë ata, jeni ju të dashur qytetarët. Është e qartë që atë që premtoi dhe që nuk e arriti dot për dy mandate nuk ka shans ta arrijë më. Ndaj ka ardhur koha të hapë krahun dhe të lejojë një vizion të ri, me rrugë të re dhe mundësi për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza dhje për t’i shërbyer qytetarëve shqiptarë. Nuk ka pse të jemi në këtë gjendje, nuk e meritojnë shqiptarët këtë gjendje, nuk e meritojnë shqiptarët këtë.