Mund të tingëllojë në mënyrë qesharake dhe cinike për disa, por ka shumë që besojnë se sëmundja e kancerit është kthyer në një biznes shumë të madh (domethënë shumë fitimprurës) dhe nuk do kurohet ndonjëherë.
Ashtu si është cilësuar edhe në gazetën Amerikane Your News Wire, nëse një nga trajtimet ekzistuese që janë zhvilluar kohët e fundit do të aprovohej, atëherë industritë farmaceutike do të zhdukeshin brenda disa muajsh dhe normalisht ato nuk do ta lejojnë këtë gjë të ndodhë, kështu që industritë vazhdimisht zhvillojnë kura të reja për kancerin.
Sëmundja është kthyer në një biznes shumë të madh. Në vitet 1940, para se të krijohej teknologjia dhe inovacioni që ne shohim sot, vetëm një në 16 njerëz është prekur nga kancerit. Ndërkohë që në vitet 1970, ai raport ra deri në 1 në 10.
Të gjithë njerëzit janë bërë skeptik ndaj faktit se trajtimi i kancerit do të realizohet vërtet një ditë, ndërkohë që sëmundja është bërë një industri në vetvete, ku punësohen shumë njerëz që prodhojnë shumë të ardhura. Hulumtime të ndryshme tregojnë se numri i të prekurve nga kanceri po rritet, ndërkohë po rritet edhe tregu për ilaçet.
Një dokumentar i vitit 2010 me titull “Cut Pison Burn” nga regjisori Wayne Chesler, i cili prezantoi një numër faktesh të fuqishme lidhur me korrupsionin në biznesin e trajtimeve konvencionale për kancerin. Në dokumentar shfaqen një sërë faktesh zbulojnë pse ne nuk i jemi përafruar një kure kanceri.
Ekspertë të ndryshëm thonë se që prej vitit 1920 deri në ditët e sotme, kemi bërë më pak përparime në trajtimin e kancerit . Pra nëse një person preket nga kanceri i prostatës ose kanceri i gjirit sot do të jetojë me medikamente aq kohë sa ka jetuar një person në vitin 1920.
“Pse njerëzit janë të tmerruar kur dëgjojnë fjalën kancer? Sepse ata e dinë shumë mire se trajtimi i zakonshëm i kancerit nuk funksionon,” tha Julian Whitaker, themeluesi i Institutit Whitaker Wellness.
Ndërsa kimisti i ndjerë Linus Pauling u shpreh përpara shumë vitesh se të gjithë duhet ta dinë që shumica e hulumtimeve për kancerin janë kryesisht një mashtrim.
Në këto ide është deri diku edhe qeveria amerikane e cila herë pas herë ka bërë thirrje për ndalimin e studimeve të ndryshme që më së shumti përfundojnë duke zhvillua kura të cilat janë gjithashtu kancerogjene.
Të gjithë njerëzit duhet të jenë të informuar se nuk ka asnjë nxitje, për të kuruar diçka që po gjenerohet gjatë gjithë kohës dhe shumë punonjës do të mbeteshin pa punë nëse kjo sëmundje do të ishte e shërueshme.
Siç ka thënë themeluesi i Natural News, Mike Adams nuk ka asgjë në trajtimin “modern” të kancerit që rezulton në shërimin e vërtetë të kësaj sëmundje. Ligji dhe politika publike janë krijuar për të parandaluar kurat.
“Trajtimi i kancerit me gjithçka që funksionon në të vërtetë, është plotësisht i jashtëligjshëm në Shtetet e Bashkuara, kështu që “shërimi është një krim”. Industria konvencionale e kancerit nuk është e interesuar të shërojë sëmundjen, por është e interesuar të përfitojë nga vazhdimësia e saj,” shton ai.