Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka bërë një koment të fortë mbrëmjen e djeshme, si kundërpërgjigje ndaj gazetarit Sokol Balla.
Sipas Blushit, Sokol Balla që sot shkruan për dorëheqjen e Metës, më herët i ka kërkuar ndihmë që t’i fuste ish-gruan në burg, ministren Belinda Balluku. “Kol Sallakja që i kërkonte Metës ta ndihmonte për t’i futur gruan në burg për korrupsion, tani i bën thirrje për burrni! Të keqen e Tao-Spiropalit”, ka shkruar pak më parë zëdhënësi i Presidentit.
Kujtojmë se pas publikimit të raportit të Komisionit të Venecias në të cilin thuhej se Presidenti Meta kishte shkelur Kushtetutën, gazetari Sokol Balla ka bërë një shkrim me titull “Ilir bëhu burrë e mbaje llafin.” Përmes këtij shkrimi Balla i rikujtonte Metës deklartën e tij të pak ditëve më parë ku ai u shpreh se nëse kishte shkelur Kushtetutën do të jepte dorëheqjen.