A ju ka ndodhur ndonjëherë të dashuroheni me dikë “kokë e këmbë” vetëm nga lista e tyre e leximit?
Nëse po, atëherë ju nuk jeni i vetmi, sepse sipas faqes “eHarmony”, e cila është një platformë online për takime romantike, librat të cilat i mbani afër krevatit mund seriozisht të kenë ndikim në jetën tuaj romantike.
Kjo faqe ka gjetur se listimi i leximit si hobi në profilin tuaj është një lëvizje fitimtare e cila ju bënë shumë më tërheqës për gjininë e kundërt.
Në fakt, të dhënat kanë zbuluar se meshkujt të cilët e kanë paraqitur leximin si interes, kanë marrë 19% më shumë mesazhe dhe femrat 3% më shumë.
Gjithashtu thuhet se të apasionuarit pas leximit janë treguar intelektualisht më kurioz se të tjerët dhe se shumë më lehtë krijojnë mardhënie të hapur dhe të besueshme me të tjerët.
Sipas kësaj faqe, meshkujt të cilët i referojnë librat ““Screw It, Let’s Do It” dhe “Like a Virgin,” të autorit Richard Branson, ka marrë 74% më shumë vëmendje se sa ata që nuk e kanë bërë këtë. Për femrat, vemendjen më të madhe e kanë siguruar librat “The Hunger Games” (44%), “The Girl With the Dragon Tattoo” (31%) dhe “A Game of Thrones” (30%).
Mirëpo, jo çdo libër do t’i jap një shtytje jetës tuaj romantike. Të dhënat e publikuara nga faqja eHarmony, tregojnë se listimi i “Fifty Shades of Gray” për femrat ka rezultuar me një rënie të mesazheve për 16% dhe se për meshkujt “Harry Potter” ka rezultuar me një rënie prej 55%.